Statistikat zyrtare/ Shqipëria po mbyll shkolla dhe po hap burgje

E Enjte, 25 October 2018 17:17

Pesë vitet e fundit vendi ynë është shndërruar ndoshta në shtetin e vetëm në Europë që mbyll shkolla dhe hap burgje. Ky përfundim del nga të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave të publikuara në Vjetarin Statistikor të Vitit 2018.

Sipas Institutit të Statistikave për periudhën 2013-2018 në të gjithë vendin janë mbyllur rreth 136 shkolla të ciklit të ulët dhe atij të mesëm. Më konkretisht nga 1976 shkolla që ishin në vitin 2013, këtë vit numri total i shkollave në Shqipëri ra në 1840.

Por për të njëjtën periudhë, teksa ka mbyllur shkolla, Shqipëria ka shtuar burgjet. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, në pesë vitet e fundit në Shqipëri janë hapur 3 burgje të reja duke e çuar numrin total të tyre në rang vendi në 24 burgje nga 21 që ishin në vitin 2015. Paralelisht gjatë kësaj kohe janë rikonstruktuar edhe disa nga burgjet ekzistuese duke zgjeruar kapacitetin e tyre.

Mbyllja e shkollave është e lidhur me pakësimin e vazhdueshëm të popullsisë. Sipas INSTAT popullsia e Shqipërisë ka ardhur në tkurrje gjatë viteve të fundit si pasojë e rënies drastike të lindjeve dhe emigrimit masiv.

Vitin e kaluar numri i lindjeve të reja shënoi nivelin më të ulët në 100 vjet, qe nga koha kur shteti shqiptar nisi të mbajë regjistrat e gjendjes civile. Paralelisht mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, vazhdojnë të emigrojnë jashtë duke bërë që të bjerë në mënyrë drastike numri i fëmijëve që shkojnë në shkolla. Tendenca për emigrim vazhdon të jetë e lartë. Një studim i publikuar dy dite me parë konfirmoi se 52 për qind e shqiptarëve po mendojnë të largohen nga vendi, çka përbën ndër normat më te larta në Europë.

Pesë vitet e fundit janë një eksperiencë e paprecedentë, ku për herë në histori Shqipëria mbyll shkolla dhe hap burgje. Më pak fëmijë dhe të rinj qe mësojnë në shkollë, por më shumë shqiptarë pas hekurave. Ky është realiteti i trishtë i Shqipërisë në pesë vitet e fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...