Ligji për lojërat e fatit – Kreu i Shoqatës së Basteve, Shyti: Një pjesë e tyre do të vazhdojnë

E Enjte, 25 October 2018 19:12

Ndërkohë që Kuvendi miratoi sot ligjin për lojërat e fatit, një pjesë e tyre do të vazhdojnë të funksionojnë ende. Deklarata ka ardhur nga kreu i Shoqatës së Basteve Sportive, Artan Shyti, përmes një lidhje telefonike për Scan Tv, i cili është shprehur se disa kategori lojërash fati do të vijojnë të operojnë.

Sipas tij, mbetet ende për t’u parë se si do të operohet pas miratimit të ligjit, ndërsa ka cilësuar si një opsion të mundshëm monopolin e shtetit.

“Disa lojëra fati do vazhdojnë, janë 7 kategori lojërash fati, 2 ngelen dhe 5 të tjera do mbyllen. Do shikojmë dhe cilat do jenë zhvillimet sepse me ç’kuptuam do shikohet hapësira se si mund të operohet dhe një opsion tjetër është monopoli i shtetit i cili në një farë mënyre është vullneti që të materializohet me veprime konkrete”, tha Shyti.

I pyetur nëse shoqata ka një propozim konkret adresuar qeverisë, Shyti është shprehur se tashmë është e kotë, pasi sipas tij propozimet janë bërë para se ligji të shkonte në parlament.

“Ne thamë që do të reduktohen pikat e basteve nga 4300 që janë sot në 1500 ndoshta edhe më pak; të përpiqeshim të hiqeshin të gjitha reklamat në pikat e basteve; do të forcohej kontrolli në njerëzit që hyjnë dhe që kanë problem; do të respektojmë ligjin që s’ka hyrë akoma në fuqi dhe që duhet të hynte prapavija që kishim me institucionet përkatëse nga janari; do rregullohej distanca. Domethënë shumë gjëra që sot për fat të keq me të drejtë qeveria konstaton si probleme që ka ky sektor. Këto propozime ishin konkrete që iu ofruan Komisionit Parlamentar. Nuk na thirri njeri të na thoshte që i kemi shkruar, pse i kemi shkruar”, u shpreh ndër të tjera kreu i Shoqatës së Basteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...