Me dy fëmijët e sëmurë/ Familja Rrika jeton në mjerim: Uji në banesë arrin 50 centimetra

Premte, 26 October 2018 15:13

Një familje në fshatin Zheje të rrethit Kurbin, jeton në kushte të mjerueshme. Ajo përbëhet nga katër anëtarë, dy prindërit dhe dy fëmijët e tyre që vuajnë nga probleme shëndetësore. Djali 5 vjeç dhe vajza 1 muajshe e gjysëm vuajnë nga sëmundja e zemrës dhe azmës.

Kryefamiljari Mondi Rrika, pa asnjë të ardhur tjetër përveç pensionit të tij të invaliditetit prej 10 mijë lekësh në muaj, tregon për Fax Neës se nuk mund t’ja dalë të mbulojë shpenzimet për trajtim shëndetësor të dy fëmijëve të cilët dergjen në shtrat.

Kryefamiljari Rrika dhe bashkëshortja e tij i bëjnë thirrje pushtetit qendror dhe atij lokal për ndihmë, por si përgjigje derimë tani ka marrë vetëm premtime boshe dhe asnjë ndihmë konkrete.

Shtëpia e tyre përveçse është në gjendje të mjerueshme, pa tavan, e pa sovatuar, dhe sa herë bie shi pikon edhe brenda, ndodh shpesh që kur reshjet zgjasin ajo edhe përmbytet. Sipas zotit Rrika në raste të tilla uji arrin nivelin e 50-të centimentrave, duke e kthyer në tërësisht të pajetueshme.

Kushtet ekstreme në të cilat jetojnë, problemet shëndetësore të fëmijëve të tyre si edhe mospërkrahja nga ana e institucioneve shtetërore, e detyrojnë çiftin e bashkëshortëve të bëjnë apel për ndihmë nga cili do që mundet t’i ndihmojë./faxweb.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...