Sherr me thika mes të rinjve në Cërrik, plagosen dy vëllezër, në kërkim autorët

Premte, 26 October 2018 17:37

Dy grupe të rinjsh janë përfshirë në një sherr me thika mesditën e sotme në Cërrik. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dy vëllezër, Eriold dhe Nexhip Balla 29 dhe 26 vjeç të cilët janë grindur me N.Ç, S.S dhe E.B. Policia sqaron se ka arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar konkretisht N.Ç, 28 vjeç, ndërsa është vënë në ndjekje të dy të tjerëve S.S. dhe E.B, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Të plagosurit mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Cërrik 

Informacion paraprak

Policia indentifikon në kohë reale autorët e plagosjes së dy shtetasve.

Policia kap dhe shoqëron një nga autorët e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ku forcat e Policisë vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre.

Më datë 26.10.2018, në qytetin e Cërrikut, para një supermarketi, pas një konflikti të çastit mes shtatasve E.B. N.B (vëllezër), dhe N.Ç , S.S, E.B., janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.B. 29 vjeç dhe N.B., 24 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë Cërrik kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar konkretisht shtetasin N.Ç, 28 vjeç. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të dy shtetasve të tjerë S.S. dhe E.B, të dyshuar si autorë të ngjarjes, ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...