LAJMI I FUNDIT: Krimet e Rënda marrin vendimin e papritur për Vangjush Dakon

Premte, 26 October 2018 17:56

Si pjesë e dosjes “Avdulaj”, Prokuroria po heton edhe për personin me emrin “xhuxhi” që del në përgjimet e Prokurorisë të kryera në dy vite.

Dyshimet janë se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Durresit, Vangjush Dako, emri i të cilit përmendet në dosje gjatë komunikimeve me personazhe kryesorë të dosjes së trafikantëve të drogës në Shijak.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e bashkisë Durrës Vangjush Dako, i cili dyshohet se shfaqet duke komunikuar me anëtarë të grupit “Avdylaj”.

Megjithëse prokuroria thotë zyrtarisht se nuk ka regjistruar një procedim penal në emër të tij, dyshohet se kryebashkiaku flet me Jasin Kalën, thënë ndryshe me nofkën Cine.
Numri që mendohet se i përket Dakos përfundon me 300. Biseda zhvillohet mes numrit që përfundon me 489 qe i përket Kalës dhe numrit që dyshohet se është i Dakos.

Jasin Kala i shkruan Dakos: Shif se do vijnë FNSH këtu tek unë. Kështu më thanë, Cini jam
Vangjush Dako : Jam në Itali

Jasin Kala rezulton se është banor në Shijak. Ka përdorur gjeneralitetet Jasin Avdyli. Përdor gjashtë numra telefoni. Gjatë kësaj kohe janë evidentuar një sërë përgjimesh telefonike të Jasin Kalës jo vetëm me bashkëpuntorët e tij të ngushtë, por edhe pjesëtarë të grupeve.

Prokuroria dyshon me tej se biseda është zhvilluar:

Jasin Kala: Ma jep pak numrin e Xhuxhit

Por në këtë fashikull mungon një fletë.

Përgjimet tregojnë se Vangjush Dako komunikon me Altin Avdylin me emrin Niçe më 27 qershor të vitit 2017, një dite pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe kërkon që të flasë me Astritin për ta falenderuar. Astrit Avdyli është arrestuar tashmë me akuzën e trafikut të drogës dhe një nga personat kryesorë të grupit, shkruan TopChannel

Pavarësisht kësaj Prokuroria nuk konfirmon se kur do ta thërrasë Dakon, megjithëse thotë se ka nisur hetim për nxjerrje të sekretit hetimor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...