Policia dhe veterinerët hyjnë me forcë në kopshtin zoologjik në Fier

Diel, 28 October 2018 13:03

Policia dhe veterinerët kanë hapur me forcë portën kryesore të kopshtit zoologjik privat në Fier për të hequr nga aty kafshët që mbahen në kushte të mjerueshme.

13 kafshët do të transportohen në kopshtin zoologjik të Tiranës. Tre luanët do të trasnferohen më pas në Holandë dhe prej andej në Afrikë.

Drejtori i përgjithshëm i policisë pyjore, Anduel Xhalia tha se ndërhyrja do bëhet sot (28 tetor) pasi ka kaluar çdo afat për dorëzimin e dokumentacionit

“Nuk e dimë se në çfarë gjendje janë kafshët, të ushqyera apo jo, ndaj kërkohet ndërhyrje e menjëhershme,”-tha ai.

Ndërsa avokati i kopshtit zoologjik ‘Safari park’, Elvis Sulejmani u shpreh se nuk ka asnjë vendim gjykate për marrjen e kafshëve.

Elvis Sulejmani: “I kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe dokumentacionin për vazhdimin e aktivitetit. Kafshët nuk mund të merren forcërisht.” Ai u shpreh se afati për dorëzimin e dokumentacionit mbaron të hënën.

Reagimi i instituticioneve ka ardhur pas publikimit nga Daily Mail të fotove të luanit me sy të nxirë e të infektuar, që bënë xhiron e botës.

Pas raportimit të lajmit, më 17 tetor me urdhër të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Inspektorati i Mjedisit u paraqit pranë parkut zoologjik privat për verifikim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...