Nga birra, tek biletat e kinemasë – Skema që po aplikon ky qytet për të ulur përdorimin e makinave

Diel, 28 October 2018 13:49

Shtete të ndryshme në të gjithë botën po krijojnë skema për të ulur reduktuar përdorimin e automjeteve me naftë me qëllim uljen e ndotjes së mjedisit.

Kështu, qyteti italian i Bolonjës po shpërblen njerëzit për çiklizëm, ecje dhe për përdorimin e transportit publik. ‘Bella Mossa’ është ideja e projektuesit urbanistik, Marco Amadori.

Skema kundër ndotjes ka për qëllim të reduktojë përdorimin e makinave dhe të nxisë përdorimin e mjeteve më ekologjike duke ofruar stimuj të tillë si birra, akullore ose bileta kinemaje për njerëzit që përdorin këto të fundit.

Banorët e Bolonjës mund të shkarkojnë një aplikacion që përdor GPS për të regjistruar udhëtimet e tyre. Për çdo shëtitje ose udhëtim me biçikletë apo autobus njerëzit fitojnë pikë, të cilat mund t’i përdorin për mallra apo shërbime në bizneset lokale me të cilat është lidhur bashkëpunimi.

“Sistemi i grumbullimit të pikëve nuk bazohet në distancën që ju udhëtoni, pi në një udhëtim të vetëm, sepse është e rëndësishme që edhe në udhëtime të shkurtra prej 1 km ta bëni atë në mënyrë të qendrueshme’, tha Marco Amadori për BBC.

Aplikacioni ‘Bella Mossa’ lejon çdo ditë të regjistrohen maksimumi katër udhëtime, për të inkurajuar njerëzit të përdorin skemën me kalimin e kohë dhe për të mbrojtur qytetin nga ndotja që shkaktojnë automjetet.

Frenimi i ndotjes së ajrit

Ndotja e ajrit është një ndër faktorët kryesorë të vdekjeve të parakohshme në nivel global. Numri i madh i vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit është në Indi me 1.61 milionë dhe Kinë me 1.58 milionë.

Kontrollet e ashpra të emetimit të CO2 kanë frenuar nivelet e ndotjes në disa vende të zhvilluara.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se qytetet përbëjnë vetëm 3% të sipërfaqes së Tokës, por konsumojnë 60-80% të energjisë botërore dhe prodhojnë 75% të të gjitha emetimeve të karbonit.

Si pjesë e programit të Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm, OKB synon të zvogëlojë ndikimin e pafavorshëm mjedisor të qyteteve, përfshirë ndotjen e ajrit, deri në vitin 2030.

Ndryshimi i sjelljes

Përveç vendosjes së rregullave më të forta ndaj ndotësve, planifikuesit e qytetit dhe krijuesit e politikave po kthehen tek iniciativat “nxitëse” për t’i inkurajuar njerëzit që të sillen në mënyra më miqësore me mjedisin.

Skema për ndarjen e biçikletave janë krijuar në shumë qytete për të inkurajuar shoferët që të lënë makinat e tyre në shtëpi. Në vitin 2018, kishte rreth 18.2 milionë biçikleta të disponueshme për përdorim publik në mbarë botën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...