Zgjedhjet presidenciale në Brazil

Diel, 28 October 2018 18:53

Votuesit në Brazil sot po votojnë për të zgjedhur një president të ri të vendit. Vëzhguesit thonë se zgjedhjet mund t’i fitojë një kandidat i ekstremit të djathtë. Kundërshtarët thonë se fitorja e tij do të kërcënonte një nga demokracitë më të mëdha në botë.

Kongresmeni brazilian Jair Bolsonaro, kandidati presidencial që sondazhet e nxjerrin në epërsi në zgjedhjet e sotme, është quajtur " Trumpi Tropikal" për qasjen e tij luftarake, pikëpamjet përçarëse dhe qëndrimet e tij kundër elitës poltitike.

Një ish-komandant i ushtrisë, Bolsonaro është kritikuar gjithashtu për lëvdatat e tij për diktaturën ushtarake të Brazilit dhe për komentet fyese ndaj homoseksualëve, afrikano-brazilianëve dhe grave.

Mesazhi i zotit Bolsonaros është se Brazili është bërë një shtet jofunksional dhe se një udhëheqje e fortë nga një person jashtë sistemit aktual politik është i nevojshëm për të rivendosur rendin.

Gjatë fushatës, ai shaktoi protesta pas komenteve se gabimi kryesor i diktaturës ushtarake ishte se nuk vrau më shumë njerëz dhe se nëse zgjidhet President, ai do të mbyllte Kongresin Kombëtar të Brazilit.

Diktatura ushtarake në Brazil ka qeverisur vendin nga viti 1964 deri në vitin 1985, kur vendi bëri një tranzicion drejt demokracisë. Gjatë kësaj periudhe ushtria u akuzua për ekzekutimin, torturimin e kundërshtarëve, dhe shtypjen e disidentëve në emër të parandalimit të përhapjes së komunizmit.

Zoti Bolsonaro është kritikuar për komentet e tij ofenduese ndaj të tjerëve, duke përfshirë një anëtare të Kongresit Kombëtar për të cilën ai tha se ishte mjaft e bukur për t'u përdhunuar.

Zemërimi i publikut në Brazil është rritur, pasi ekonomia më e madhe në Amerikën Latine ka ngecur në recesion që nga viti 2014, ndërkohë që struktura politike e vendit është tronditur nga një skandal i korrupsionit të nivelit të lartë, rritja e krimit dhe vrasjeve. Rasti më i njohur i korrupsionit është ai i ish Presidentit Lula da Silva, i cili ndodhet në burg nën akuzat për marrje ryshfeti nga firma shtetërore e naftës, Petrobras.

Mesazhi i zotit Bolsonaro kundër kurropsionit dhe shtetit jo-funksional ka gjetur mbështetje në mesin e shumë brazilianëve.

Shumë njerëz të biznesit mbështesin qëndrimet e zotit Bolsonaro mbi ekonominë dhe tregun e lirë, që do të stimulonin rritjen ekonomike përmes privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, reduktimit të rregullave dhe lehtësimit të hyrjes së investitorëve të huaj në tregun brazilian.

Në shtator, ai sulmua me thikë në një tubim fushate nga një polic, për të cilin autoritetet thanë se kishte probleme mendore. Pas këtij incidenti, zoti Bolsonaro kaloi në epërsi në sondazhet zgjedhore.

Sipas sondazheve të fundit Bolsonaro dhe partia e tij e vogël Social Liberale ka mbështetjen e 57 për qind të votuesve, ndërsa Fernando Haddad, udhëheqësi i Partisë së Punës (PT), që ka qeverisur Brazilin nga viti 2003 deri në fillim të 2016-ës, mbështetet nga 43 për qind e votuesve brazilianë.

Sot është raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Brazilit. Në raundin e parë të votimit më 7 tetor, i cili ngushtoi numrin e kandidatëve në vetëm dy, zoti Bolsonaro doli i pari me 46 për qind të votave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...