FOTOT/Dibranëve ju kalben mollët, iu shkon dëm mundi dhe djersa e punës nga mosmbështetja e qeverisë

Hënë, 29 October 2018 06:59

Politikat e kësaj qeverie nuk kanë qenë në mbështetje të fermerëve shqipatrë. Për pasojë mundi dhe djersa e tyre për të ngritur një fermë, apo biznes ka shkuar dëm nga papërgjegjshmëria e qeverisë së Rilindjes për ti mbështetur. Rasti konkret vjen nga Dibra, dhe denoncimi bëhet nga deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi.

Ja denoncimi i deputetit të PD Xhemal Gjunkshi në FB:
Ky është mundi dhe djersa e dhjetëra viteve punë e familjeve Dibrane. Zoti është treguar bujar duke u dhënë prodhime të bollshme, por gjithçka po u kalbet në kavaletat që shtrihen në pemtore e oborre. Vite më parë politikat e qeverisë së djathtë mbështesnin fermerët për mbjelljen e tokave të tyre me pemtore, drurë frutorë dhe arrorë apo edhe bimë medicinale. Ndërsa prej më se 7 vitesh asnjë fermer nuk ka patur më mbështetjen e qeverisë. As Qeveria nuk ka më prioritet shtimin e sipërfaqeve të mbjella me pemtore, arrorë apo bimë medicinale. Nuk ka prioritet as markimin, garantimin e prodhimeve apo sigurimin e tregut për fermerët. Pamjet me prodhimet që kalben nëpër fusha janë treguesi më i mirë se sa e shqetësuar është Qeveria për mundin dhe djersën e fermerëve.

Modifikuar më Hënë, 29 October 2018 07:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...