Shtyrja e seancës e Marvi Mihalit, revoltohen prindërit: Ju lutem gjyqtar, kanë vrarë djalin tonë

E mërkurë, 31 October 2018 17:40

“Seanca e shtatë që po shtyhet. Ju lutem shumë, zoti kryetar i trupës gjykuese, kanë vrarë djalin tonë të pafajshëm. Përveç humbjes së madhe, po ngarkohemi me një gjendje emocionale të tmerrshme”, tha babai i të ndjerit Mavri Mihali.

Ky ishte reagimi i sotëm në sallën e gjyqit, i Pavllo Mihalit, pas shtyrjes së radhës të procesit gjyqësor ndaj 4 të rinjve, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim ndaj djalit të tij, Marvi Mihalit.

Ai ka deklaruar se këto zvarritje kanë rënduar akoma më shumë gjendjen psikologjike të familjareve të të ndjerit.

Fillimisht, për këtë vrasje prokuroria akuzoi vetëm Dejvi Bitrajn, ndërsa tre të pandehurit e tjerë, Eugen Bitraj dhe Klidens e Marsel Allën i akuzoi për moskallëzim krimi. Por, pas shqyrtimit të kamerave të sigurisë pranë vendngjarjes, familjarët e të ndjerit denoncuan se djali i tyre ishte goditur nga të gjithë dhe jo vetëm nga Dejvi Bitraj.

Në këto kushte, prokuroria ndryshoi akuzat duke i akuzuar të 4 të pandehurit për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. Përveç të pandehurve që janë në gjykim, prokuroria ka deklaruar se në vendngjarje ka qenë edhe një person i pestë që ka marrë pjesë në krim, por që ende nuk është identifikuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...