Foto/ Kapet me drogë, 21-vjeçari shqiptar dhunon karabinierët

E mërkurë, 31 October 2018 19:25

Një shqiptar arrestohet nga karabinierët në Foggia, Itali, pasi shpërndante lëndë narkotike afër shkollave. Sipas mediave italiane, mësohet se në pranga përfundoi Emiljan Broshka.

Mësohet se, gjatë patrullimit në zonë, policia pikasi të riun shqiptar duke i dhënë "diçka" një tjetër djali në sheshin "Puglia", i cili nisi menjëherë tymosjen.

I riu, i dyshuar për dorëzimin e dozës së substancës narkotike, u ndoq në një distancë. I vetëdijshëm për praninë e policisë, ai u përpoq të ikte por u ndalua në të njëjtin shesh. Ai reagoi në mënyrë agresive ndaj policisë duke i dhunuar fizikisht.

Gjatë transportimit për në makinë, Broshka hodhi në tokë një zarf. Përpjekja e ngathët për të hequr qafe drogën nuk ka qenë e suksesshme, pasi policia gjeti paketimin që përmbante tetë doza prej 10 gram marihuanë. Në xhepa u gjetën edhe paratë që vërtetojnë aktivitetin e jashtëligjshëm.

Policët pas arrestimit njoftuan plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas formaliteteve në stacionin policor, ai u vendos në arrest shtëpie në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...