Psikologët: Videolojërat mund të sjellë çrregullime serioze te fëmijët

E mërkurë, 31 October 2018 21:12

Juri dhe Stivi janë shokë në të njëjtën klasë. Pasi kanë përfunduar mësimet kohën e lirë ja dedikojnë argëtimit.
Të dy do të luajnë futboll por jo në fushat sportive të kryeqytetit.

Për më shumë se 8 muaj ata nuk frekuentojnë terrenet sportive. Përpara këtij ekranit dy moshatarët shpenzojnë gati dy orë në ditë dhe mendojnë se aty ndihen më komod.

“Në fakt u ndjeva më mirë në “PlayStacion”. Në fusha sportive është e vështirë të shkosh pasi duhen 10 veta të tjerë ndërsa në “PlayStacion” mund të shkosh me dy veta e të luash lirshëm. Në lagjen time nuk ka fusha futbolli. Kam shumë shokë që më shumë shkojnë në “PlayStacion””, thotë Jurbleo Mata, nxënës.

Dikur një të tillë Juri e ka pasur në shtëpi. Por në momentin kur filloi të krijojë varësi, prindërit ja ndaluan ta përdorte. Megjithatë sërish e gjen mundësinë.

“Të erren sytë, të dhëmb koka. Po të qëndrosh 2-3 orë, kur del të dhëmbin sytë. Edhe unë e kam kuptuar që nëse kam “PlayStacion” në shtëpi do të më pengojë në mësime pasi do ta kem mendjen aty”, tregon Jurbleo.

Një varësi në rritje ndaj lojërave teknologjike e vërejnë edhe psikologët. Ata këshillojnë prindërit të kujdesen më tepër për edukimin e fëmijëve pasi ç’rregullimet mund të jenë serioze.

“Këta fëmijë fillojnë të kenë problem në marrëdhëniet familjare. U prishet gjumi pasi qëndrojnë shumë natën. Kanë një zhvillim më të ngadaltë fizik dhe psikik pasi bëhen më të mbyllur në vet. Që në moshën 8-vjeçare fëmijët kanë akses në smarfonët e tyre dhe e kanë më të lehtë të krijojnë varësi”, thotë Adelina Pjetra, psikologe.TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...