Festimet në 90-vjetorin e Kardinal Troshanit dhe pjesëmarrja e Metës, jehonë në mediat italiane

Premte, 02 November 2018 08:42

Festimet e organizuar dje në Firence me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe pjesëmarrjen në to të Presidentit Ilir Meta kanë gjetur jehonë në disa nga mediat kryesore italiane.

Prestigjozja italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një artikull të veçantë këtyre ceremonive dhe veçanërisht edhe urimit special që Papa Françesku i bëri dje Kardinal Troshanit, mesazh i cili u lexua nga Kryeipeshkvi i Firences, Giuseppe Betori në meshën e organizuar për gjithë shenjtorët, ku merrte pjesë Presidenti Meta, Kryetari i Bashkisë, Dario Nardella dhe autoritete vendore.

“Vatican News” gjithashtu ka publikuar një shkrim lidhur me ceremonitë e festimeve për 90-vjetorin e lindjes së Kardinal Troshanit duke kujtuar, me këtë rast, kalvarin e vuajtjeve, qëndresën dhe dëshminë e tij dhe të gjithë klerit shqiptar nën diktaturën komuniste.

Gjithashtu një numër i konsiderueshëm portalesh lokale informative në Firence kanë pasqyruar aktivitetet e organizuara dje për nder të Kardinalit Troshani.

Screenshot_1.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...