“Të kam dhj*rë mu në diplomë”, gazetari dhe aktivisti kundër zv.ministrit të ri Taulant Muka

Premte, 02 November 2018 12:08

Para dy ditësh kryeministri Rama emëroi zëvendës ministër të Arsimit Taulant Mukën.

Muka zëvendësoi në këtë post Ervin Demon, ku ky i fundit u padit për plagjiaturë pikërisht nga i riu Taulant Muka.

Mirëpo, pranimi i këtij posti nga Muka për t’u përfshirë në një sistem që deri dje e quante “qelbësirë” ka ngjallur jo pak rritim në masë.

I indinjuar ka reaguar gazetari Edi Oga dhe aktivisti Klodi Leka, të cilin e kemi parë shpesh nëpër protesta studentore por edhe për kauza tjera publike.

Edi Oga shkruan:

ZHGËNJIM
Taulantin e njoha në një aktivitet serioz, ku fjala, idetë dhe bindjet e këtij djaloshi ishin gjithashtu serioze. Më ngjalli idenë se ka akoma shpresë në këtë vend dhe të rinj të tillë të shkolluar jashtë vendit, mund të sjellin ndryshimin e madh!
E pashë protagonist në një akuzë për plagjiaturë, akuzë e cila rezultoi në një dorëheqje dhe në një indiferencë. Gjithsesi, diçka lëvizi.
Taulanti është shfaqur hapur kritik ndaj kësaj qeverisje, madje me një fjalor të denjë vetëm për gojëndyrët e opozitës. (lexo statusin i tij i një viti më parë).
Ajo që ndodhi, është e pabesueshme!
Një kryeministër i sharë nga ky djalosh “kurajoz”, për “shërbimin” e bërë, e emëron në vendin vakant të zv/ministrit të dorëhequr!
Taulanti e pranon! Po. Pranon postin. Postin që sulmoi të një qeverie që ai e quan “qelbësirë” dhe do vijë me avion për ta rrëzuar!
E pyeta në privat për motivet, por nuk m’u përgjigj. Shkencëtari duket as nuk e percepton dot gravitetin e veprimit që ka kryer. Kaq e shijshme të jetë për të kjo kockë?
E vetmja shpresë që kisha, se të rinjtë e shkolluar në perëndim do të sillnin ndryshim në mentalitet, mu shkërmoq nga ky veprim i pakualifikueshëm.
Të rinj të mençur që keni studiuar jashtë, nëse ktheheni për t’u bërë zv/ministra të një qeverie që doni ta rrëzoni, ju kam dhj**ë mu në diploma!
U bëra sponsor i këtij djaloshi në atë event. Fola fjalët më të mira dhe e shpalla shembull për t’u ndjekur. Doli kungull edhe ky. Më ndjeni.”

Ndërsa, jo më pak i ashpër ka qenë edhe Klodi Leka, i cili i kujon Mukës që edhe Demo u bë zv.ministër pikërisht se doli kundër reformës që diskutohej asokohe.

Klodi Leka shkruan:

Një jave para se te behej zv/Ministër i Arsimit, Ervin Demo doli hapur kundër reformës ne arsim. Taulant Muka, zëvendësuesi i tij, sapo hapi gojën për plagjiaturat, direkt zv/Ministër.
Komenti nr1: kur bëhesh i rrezikshëm, nqs s’ke karakter, pushteti te fut ne shtrat dhe ta zë gojën.
Komenti nr2: është aq i frikshëm karrierizmi këtu saqë nuk dihet nëse e folura është zë për kritike apo e lehur për një kocke.
Komenti nr3: te jesh shkencëtar, siç e quajnë disa zëvendës zëvendësin e zëvendësit, dhe te vdesësh për një copë kolltuk veç tek ne ndodh.
Komenti nr4: guximi me i madh i kohës tone është te paturit fytyre dhe te mos tjetërsohesh ne zorre te trashe bythe.
Komenti nr5: tipat e vdekur për karriere duhen përbuzur dhe duhet me ju përgjigj me vargun epik te Bim Bimmes: ju keni ndërru realitetin/ e ju qifsha pushtetin.”
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...