Nis operacionin kriminal për shembjen e Teatrit, Artistët: Tani fillon beteja

Premte, 02 November 2018 12:47

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar sot se operacioni kriminal për shembjen e Kompleksit Teatror dhe zhvillimit urban të zonës filloi me hapa konkretë.

Sipas saj, disa ponëtorë të Bashkisë apo të konçesionarit po bëjnë matjet për t’i hapur rrugën asfaltimit të pedonales “Murat Toptani”, në qendër të Tiranës. Pak ditë më parë në Kuvend u rrëzua dhe dekreti i presidentit Meta, duke i hapur rrugën prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

“Asfaltimi i pedonales do të thotë urbanizim i të gjithë qendrës rreth e përqark “Sheshit Skënderbej”, duke i shtuar zonës të paktën 2000 banorë të rinj”.

Aleanca thotë se beteja për mbrojtjen e qytetit tani fillon zyrtarisht.

Satatusi i plotë

Operacioni kriminal për shembjen e Kompleksit Teatror dhe rizhvillimit urban të zonës, filloi sot me hapa konkrete. Punëtorë të Bashkisë, apo të koncensionarit, po bëjnë matjet në këtë moment për t’i hapur rrugën asfaltimit të pedonales Murat Toptani.

Asnjë nuk di asgjë, asnjë nuk është pyetur, nuk ka patur asnjë dëgjesë, thjesht e bëjmë fakt të kryer. Asfaltimi i pedonales do të thotë urbanizim i të gjithë qendrës rreth e përqark Sheshit Skënderbej, duke i shtuar zonës të paktën 2000 banorë të rinj. Shembim teatro dhe i kthejmë në pallate, shqyejmë pedonale për t’i kthyer në asfalt, marrim laboratorë hidro-teknike dhe i bejmë teatro.

Beteja për mbrotjen e qytetit tani fillon zyrtarisht. Jemi përballë dy rrugëve: ose qytetin që duan ata, ose qytetin që duam ne. Ne do të fitojmë.

#mbroteatrin #mbrotiranen #mbroshqiperine

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...