×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Thatësira godet Shqipërinë, importe ‘të kripura’ të energjisë elektrike

Premte, 02 November 2018 16:19

Thatësira e pazakontë gjatë muajve Shtator-Tetor ka bërë që çmimet e energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor të rriten ndjeshëm. Këtë gjë e evidenton edhe agjencia e lajmeve Reuters.

Agjencia shkruan se, shtratet e disa lumenjve kanë dalë në sipërfaqe duke zbuluar pjesë të cilat nuk shiheshin prej dekadash. Shqipëria, thotë Reuters, është një prej  vendeve që po detyrohet të importojë, si pasojë e thatësirës që ka goditur vendin.

Por, çmimet, në kohë krize janë bindshëm më të larta. Gjatë këtij viti, ka qenë pikërisht energjia, motori i rritjes ekonomike të vendit. Reshjet e shumta gjatë gjysmës së parë të vitit bënë që të tejmbushen digat e për rrjedhojë, edhe prodhimi të kalojë në kapacitet maksimal. Kështu që, shirat frynë jo vetëm liqenet, por edhe shifrat e rritjes ekonomike.

Tashmë që, thatësira ka trokitur te porta  dhe që projeksionet flasin për muajin Nëntor më të thatë ndër dekada, situata mund të përmbyset. Energjia jo vetëm që do të jetë në krizë prodhimi, por mund të çojë edhe në importe të kripura, apo edhe fond rezervë nga buxheti i shtetit, që pa diskutim do të ndikojë edhe në indikatorët makroekonomik.

Sipas Reuters, problematika vihet re në thuajse çdo cep të rajonit. Në Serbi kapacitetet kanë rënë me thuajse 20%, me stacionin energjetik më të madh në vend që regjistron rekordin më negativ që prej vitit 1986. E njëjta gjë vihet re edhe në Bosnje Hercegovinë.

Çmimet e energjisë në rajon ndërkohë regjistrohen në rritje prej 30% që prej fillimit të këtij viti, sidomos në Shqipëri, thotë Reuters, duke e evidentuar si një vend që ka një varësi tepër të lartë nga burimet hidrike dhe që detyrohet të importojë për të përmbushur nevojën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...