Vodhi me mijëra llogari, kush është ‘hackeri’ 20-vjeçar shqiptar?

Premte, 02 November 2018 19:28

Vetëm 20 vjeç, me arsim 9-vjeçar dhe shpesh punonte në pikat e internet-kafes dhe si lavazhier.

“Hakerit” Arben Bozhiqi që u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale, të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

Hetimi për të nisi pas denoncimit të një qytetari 6 muaj më parë ndërsa hetuesit e krimeve kompjuterike janë befasuar kur në kompjuterin dhe celularin e tij u gjetëm të dhëna për 1200 e maile, 400 kode për hyrje në adresat e rrjeteve sociale dhe si adresa të tjera me të dhëna të rreme.

Po ashtu policia i gjeti edhe foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur janë realizuar. Dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet hakerimit të bisedave në rrjetet sociale dhe më pas përdoreshin për qëllimin e përfitimeve monetare.

Gjithashtu nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se 20-vjeçari bënte shkëmbim adresash kundrejt pagesave dhe dyshohet se këtë aktivitet e ka nisur që në moshën 12 vjeçare. Por si të mbrohemi nga hakerimi.

Specialisti kundër krimeve kompjuterike Hergis Jica thotë për Top Channel se fillimisht është e rëndësishme që pasëordet mos ndahen me askënd, qoftë edhe me familjarë.

“Sot kemi shumë mundësi për mbrojtjen e pasëordit, duke nisur me vendosjen e pyetjeve çelës ose vendosjen e numrit të telefonit për të marrë mesazhe sigurie nëse cenohet adresa. E rëndësishme është mos të pranohen mesazhe të dërguara nga persona të panjohur të cilat përmbajnë programe që bëjnë të mundur përfitimin e të dhënave të adresës suaj”, tha Hergis Jica, specialist për krimet komjuterike”.

Policia thotë se hakerimi i adresave në rrjetet sociale nuk është një fenomen i përhapur në Shqipëri, megjithatë denoncimet nuk mungojnë, sidomos për adresa që hapen me të dhëna të rreme./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...