Meta flet për Bularatin dhe Kacifas: Ngjarja e rëndë, por ka një dozë artificiale

Premte, 02 November 2018 22:25

Presidenti Ilir Meta ka komentuar mbrëmjen e sotme edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, ku RENEA vrau një ekstremit shqiptaro-grek.
‘Sigurisht që është një ngjarje e rëndë, sepse në çdo rast është një ngjarje e provokuar, është detyrë e institucioneve që të bëjnë një hetim shterues’ u shpreh Presidenti Meta përballë gazetarit Çim Peka në studion e emisionit ‘FAKT’.

Sipas tij ‘është një ngjarje e cila synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptare greke, që nuk është hera e parë që ndodh. Sigurisht që ka probleme por ka përpjekje për ti amplifikuar ato, sepse interesat e bashkëpunimit janë më të mëdha’.

Ilir Meta: Unë kam bërë një qëndrim timin në publik. Shoh që ka zëra mjaft të arsyetueshëm siç është ish-ministri i Jashtëm grek, apo ministrja greke e kulturës.

Unë mendoj se minoriteti grek në Shqipëri i ka të gjitha të drejtat. Është mjaft i integruar është një pasuri e madhe për vendin tonë. Natyrisht që ka dhe njerëz që janë të helmuar nga propaganda, natyrisht që ne nuk duhet të biem pre e kësaj propagande por duhet të tregojmë vullnetin tonë për të forcuar marrëdhëniet.

I pyetur nga gazetari Çim Peka në lidhje me deklaratën folklorike të Edi Ramës, Presidenti nuk e komentoi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...