Bëni kujdes, gripi nuk është izoluar

Diel, 04 November 2018 21:30

Moti i ngrohtë i tetorit, por dhe i ditëve të para të nëntorit ka rritur numrin e virozave stinore që qarkullojnë në popullatë, shenjat e të cilave shpesh mjekët e familjes i ngatërrojnë me ato të virusit të gripit, por shefja e departamentit të sëmundjeve infektivë në ISHP konfirmon se ende nuk është izoluar virus i gripit në Shqipëri.

“Kemi kapur virus të rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët ndërsa tek të rriturit ka shumë korona viruse që qarkullojnë. Virus i gripit nuk është izoluar ende”, u shpreh Silva Bino.

Por ndërkohë është ngritur sistemi i surveljancës. Vaksina e këtij viti përmban shtam të virusit Ah1N1, Ah2N3 si dhe te tipit B. Brenda muajit nëntor nis aplikimi i vaksinës falas për grupet e riskut si gratë shtatzëna, personat me diabet, azëm, ata me probleme kardiovaskulare si dhe i gjithë personeli mjekësor.

“Jane 50 mijë vaksina që janë porositur dhe 50 mijë të tjera vijnë në bazë të një marrëveshje me qendrën e sëmundjeve infektive ndërkohë kemi nisur me trajnimin e mjekëve”, shton Silva Bino.

Për herë të parë në vaksinën e gripit do të përfshihet edhe shtam shqiptar që është izoluar nga sistemi i surveljancës i ngritur nga specialistët shqiptarë dhe që është izoluar në laboratorin e ISHP.

“Ai do te quhet A.Albania”, tregon Silva Bino.

Vaksina e gripit përgatitet çdo vit sipas rekomandimeve të OBSh dhe ekspertët mblidhen çdo muaj shkurt për të vendosur për vaksinën e re.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...