Edi Rama bllokon kinemanë, Ndriçim Xhepën s’e lënë të hyjë pa biletë, gazetarët përjashta

Hënë, 05 November 2018 08:59

Një situatë groteste dhe rast për censurim u krijua në premierën e filmit ‘Delegacioni në natën e tretë të Tirana International Film Festival. Kështu shkruan gazeta Si, sipas së cilës,  mediat, ato të shkruara dhe elektronike, të cilat kishin konfirmuar pjesëmarrjen, nuk u lejuan të hynin brenda kinema “Millenium”.

Por jo vetëm kaq, edhe aktorët, madje ata që interpretojnë në filmin që para pak ditësh u vlerësua me çmimin “Grand Prix” në festivalin ndërkombëtar të filmit në Varshavë, patën probleme të hynin brenda. Aktori Ndriçim Xhepa, i irrituar ngaqë hostess-i nuk e kishte lejuar pa biletë, dëgjohej jashtë teksa shprehej se nuk do të hynte më, pasi e kishte parë filmin dy herë dhe se do të pinte një kafe në oborrin e kinemasë, shkruan Si.

Pas shumë lutjesh, drejtori i TIFF, Agron Domi i tha aktorit “hyr, të jap biletën time”. Ndërsa nga ana tjetër, Ilir Butka, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, dëgjohej të thoshte se biletën e tij, ia kish dhënë kryeministrit, Edi Rama, që sipas drejtores së Komunikimit të TIFF, Gentiana Ramadani, kishte ardhur të ndiqte filmin si qytetar.

 

Modifikuar më Hënë, 05 November 2018 09:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...