Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit nga propozimi i Institutit të krijuar me amanet të tij

Premte, 09 November 2018 22:32

Në datën 14 Nëntor do të mbahet ceremonia në Kodrat e Liqenit në Tiranë, ku pranë vëllezërve Frashëri do të vendosen eshtrat dhe busti i një tjetër Frashërlliu, Mid’hat Frashërit.

Në SHBA është nisur ndërkohë grupi i nismëtarëve të tërheqjes së eshtrave të mendimtarit te njohur, i cili prehet në varrezat e Westchester-it.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, zbulon përmes një postimi në rrjetin social në Facebook shkruan se propozimi për kthimin në atdhe të Mid’hat Frashërit ka ardhur nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, të cilin Shehaj e ka themeluar bashkë me historianin e njohur Uran Butka, nisur nga amaneti i Frashërit.

Shehaj thotë më tej se Instituti ka nisur botimin e 14 vëllimeve të punëve të plotë të Mid’hat Frashërit.

Postimi i plotë

Sot, unë ndjej emocion dhe përunjësi të thellë në prag të udhëtimit për në ShBA për të tërhequr eshtrat e Mid’hat Frashërit.

Pas 74 vjetësh, eshtrat e Mid’hat Frashërit do t’i bashkohen më 14 Nëntor 2018 atyre të Abdylit, Naimit dhe Samiut, në Kodrat e Liqenit. Një nga atdhetarët e mëdhenj, që shpëtuan gjuhën shqipe dhe kombin shqipëtar, po kthehet më në fund në atdhe. Ky ishte amaneti i tij, i cili i papërmbushur ishte turpi i gjithë shoqërisë.

Shqipëria dhe shqiptarët i detyrohen përjetësisht Mid’hadit, pinjollit të denjë të familjes më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Në respekt të amanetit të tij, dy vite më parë themeluam me të palodhurin Uran Butka, Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.

Një ndër nismat e para të Institutit, ishte kërkesa për tërheqjen e eshtrave mendimtarit shqiptar, duke i risjellë në vëmendje shqiptarëve se Shqipëria nuk duhet të jetë vendi tek i cili shqiptarët kthehen vetëm për t’u prehur, por adheu nga i cili ata nuk duhen të largohen kurrë.

Nën kujdesin e Uran Butkës, kemi filluar botimin e veprës së plotë të Mid’hadit, mendimet e së cilit janë mishërimi i shqiptarizmës dhe frymës perëndimore, me të cilën baballarët e Kombit mëvetësuan Shqipërinë dhe e futën atë në rrugën e përparimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...