Banorët në protestë: Të vijë Gjylameti, policia të mos provokojë!

Saturday, 10 November 2018 10:44

Banorët e Unazës së Re, kanë dalë edhe ditën e sotme në protestë, kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës për të prishur shtëpitë të tyre, pasi ata nuk janë dëmshpërblyer.

Banorët nuk kanë marrë asnjë shpjegim nga Bashkia e Tiranës, e ndërsa kanë kërkuar deputeten e PS-së, Blerina Gjylametin, për ti kërkuar llogari.

Po ashtu, banorët i kanë thirrje policisë së shtetit që të mos sjellin mes tyre provokatorë, pasi njëri prej tyre ka goditur një kameraman.

Bashkia e Tiranës ka vendosur që më shumë se 300 banesa të prishen, e ndërsa nuk kanë dhënë as një zgjedhje se çfarë do të behet më banorët që jetojnë aty.

“Ku je deputete Gjylameti?! Ku je?! Erdhe si qen për të na kërkuar vota! Ne e duam rrugën, nuk jemi kundër rrugës, por na dëmshpërblemi 100%. Thjesht mungon vullneti, se kjo mund të bëhet.

Ku je, o Avokate e Popullit?! Ku je o Shoqëri Civile?! Ku jeni?!”, është shprehur njëri prej protestuesve.

Modifikuar më Saturday, 10 November 2018 10:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...