Si u bënë karrotat portokalli?

Diel, 11 November 2018 14:09

Karrotat dikur ishin në ngjyrë të bardhë. Ato rriteshin për gjethet dhe rrënjët e tyre, pothuajse njësoj si majdanozi.

Përzierjet kimike që i japin karrotave ngjyrën e tyre, karotenoidet, zakonisht përdoren nga bimët që rriten mbi tokë për të ndihmuar në procesin e fotosintezës. Por karrotat jetojnë nën tokë. Perimet nëntokësore si pastinaku dhe rrepa janë kryesisht të bardha. Atëherë, si e mori karrota ngjyrën portokalli?

Karrota e ka origjinën nga Irani dhe Afganistani i sotëm. Ato përmbajnë rreth 32.000 gjene (më shumë se njerëzit), nga të cilët dy recesivë kontribuojnë në ndërtimin e karotenoideve, siç janë alfa- dhe beta-carotene. Shkencëtarët besojnë se fermerët e hershëm rrisnin karrota shumëngjyrëshe, dhe më pas e vazhduan këtë praktikë me qëllim që ti dallonin nga ato të egrat. Rreth 1.100 vjet më parë u shfaqën varietetet e purpurta dhe pastaj të verdha dhe pas 600 viteve, falë rritjes të mëtejshme selektive, nga forma moderne e portokalltë, e cila ka shumë karotene beta.

Ekziston një teori se karrota portokalli u promovua nga holandezët, të cilët i rrisnin ato për nder të William of Orange (portokall), udhëheqësi i një revolucioni të shekullit të 16-të kundër monarkisë spanjolle të Habsburgëve që sundonte në një pjesë të Europës veri-perëndimore. Sipas Simon Schama, një historiani, shfaqja e karrotave portokalli në treg ishte njëkohësisht një gjest provokues për mbështetjen e një pasardhësi në mërgim të Williamit, nga lëvizja që e dëboi monarkun gjatë shekullit të 18-të. Por kjo përbuzje për karrotat portokalli nuk arriti të frymëzojë një revolucion të konsumit: pothuajse të gjitha karrotat moderne europiane vijnë nga një varietet i rritur fillimisht në qytetin holandez Hoorn.

Triumfi i karrotave portokalli mbi varietetet e tjera ishte krejt i rastësishëm. Karrota portokalli është më ushqyese, me një sasi të lartë të vitaminës A, e cila kontribuon në shëndetin e syve. Kjo nxiti një mit tjetër, të popullarizuar nga britanikët gjatë Luftës së Dytë Botërore, që konsumimi karrotave të mundëson shikimin në errësirë. (Historia kishte për qëllim të mbante zhvillimin e teknologjisë radare të Forcave Mbretërore të fshehur nga gjermanët, të cilët besonin se konsumi i karrotës ishte pas saktësisë së pilotëve britanikë.) Preferenca moderne për karrota portokalli ka çuar në mbarështimin e varieteteve me hije gjithnjë e më të theksuara;

Karrota e sotme ka 50% më shumë karotene se ato të vitit 1970.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...