E frikshme, mbi 5 mijë aborte gjatë një viti

Hënë, 12 November 2018 11:01

Të dhënat e INSTAT për 7 vitet e fundit tregojnë për ulje me 3 mijë të numrit të aborteve në vend. Megjithatë në një kohë kur popullsia shqiptare po tkurret dhe numri i lindjeve po ulet, sërish numri i aborteve në vendin tonë mbetet i lartë. Vetëm në 2017 janë kryer mbi 5 mijë të tillë. Ndërsa në dy maternitetet e kryeqytetit, këtë vit janë kryer mbi 1 mijë aborte.

Në shifrat zyrtare nuk kanë përfshirë abortet që kryhen në klinika private, apo edhe në kushte shtëpie ku në mjaft raste janë farmacitë që japin pilula në mënyrë abuzive, pa recetën e mjekut.

Gratë me dy apo më shumë fëmijë, janë ato që shkojnë më shumë drejt abortit, por nuk mungojnë edhe vajzat e reja. Komunitetet fetare janë me aktivët në sensibilizimin kundër këtij fenomeni.

Edhe pse numri i aborteve është në një rënie të lehtë nga viti në vit, sociologët ngrenë alarmin, pasi bashkë me rënien e numrit të lindjeve, ky fenomen po ndikon në tkurrjen e popullsisë. Sipas tyre, nevojitet më shumë mbështetje përmes politikave sociale për çiftet e reja./Tv Klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...