E sëmura për talasemi vuan për gjak, Meta premton ta ndihmojë

Hënë, 12 November 2018 21:37

E sëmura për talasemi vuan për gjak, Meta premton ta ndihmojë

Emisioni investigativ “Fiks Fare” solli dje në mbrëmje rastin e një zonje e cila vuan nga talasemia dhe në bankën e gjakut nuk ka gjak për të. Lefteri Dedej nga fshati Konjati, Dushk i Lushnjës apelonte për ndihmë pasi prej 4 muajsh ka marrë vetëm një qese gjak.

Zonja Dedej kërkonte gjak në spitalin e Lushnjës “Ihsan Çabej” por mjekët pretendonin se nuk ka dhe se duhet të gjente vetë një dhurues për ta ndihmuar.

Pasi u njoh me rastin në fjalë Presidenti i Republikës, Ilir Meta nëpërmjet kabinetit të tij kontaktoi drejtuesit e emisionit “Fiks Fare” dhe premtoi se në kudrin e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” shumë shpejt do të organizohet një seancë dhurimi gjaku në Lushnjë për t’i shkuar në ndihmë jo vetëm zonjës Lefteri Dedej por edhe të gjithë atyre banorëve në këtë bashki që kanë nevojë për gjak.

“Fiks Fare” e ka falenderuar sot Presidentin Meta për angazhimin e tij në zgjidhjen e këtij rasti por edhe për faktin se ishte zyrtari i lartë i parë që reagoi menjëherë pas bërjes publike të shqetësimit të zonjës Dedej.

Për më tepër ndiqni emisionin e sotëm të Fiks-it në videon e mëposhtme:

 

Modifikuar më Hënë, 12 November 2018 22:45

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...