Ekonomia mund të rritet por, arka e shtetit jo!

Tuesday, 13 November 2018 08:37

 Ritmi rritjes së të ardhurave në buxhet nuk shpreh ritmin e rritjes ekonomike. Qeveria pret që ekonomia e vendit të rritet këtë vit me 4.2 për qind( në vitin 2019, 2020 dhe 2021 është projektuar që rritja të jetë përkatësisht me 4.3,4.4 dhe 4.5 për qind).

Për momentin, si 6 mujor në këtë vit rritja ishte 4.39 për qind gati 0.2 pikë përqindje më e lartë se pritshmeritë.

Ritmet e rritjes gati janë katërfishuar në raport me vitin 2013, por treguesit buxhetor në raport me PBB-në nuk po e ndjekin ritmin edhe pse institucionet fiskale tatime dhe doganat kanë zbatuar aksione të ashpra ndaj informalitetit duke iniciuar për herë të parë edhe kontrollet me bazë rrisku.

Madhësia e buxhetit në përqindje të PBB-së me 2019 është më ulta që nga viti 2016, ku qeveria i rishikoi me ulje dy herë shpenzimet totale për shkak të mos realizimit te të ardhurave. Si të ardhurat ashtu edhe shpenzimet totale buxhetore do vijnë në me ulje në raport me PBB-në sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Në total buxheti i Shqipërisë ( shpenzimet) që nga viti 1993-2018 është luhatur në 30-32 për qind e të PBB-së, por në vitin 2019 shpenzimet totale janë projektuar të jenë edhe më të ulta në vetëm 29.4% e PBB-së, nga 30.1 % qe pritet të jenë këtë vit.

Në pamundësi të zgjerimit të kapaciteteve të arkëtimit te të ardhurave, qeveria po synon të mbajë të shtrënguara shpenzimet publike me qëllim për të ulur më tej deficitin buxhetor për ta çuar atë drejt nivelit -1.7% nga 2 për qind që pritet të përmbyllet këtë vit.

Ka disa paradokse që nuk po marrin drejtim. Teksa Shqipëria ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe barrën më të lartë fiskale, nga ana tjetër arkëton dhe shpenzon nëpërmjet buxhetit publik më pak se çdo vend tjetër në Rajon.

Vendi nuk ka arritur asnjëherë të ketë të ardhura më të larta se 28% të PBB-së, duke u renditur i fundit në rajon dhe ndër nivelet më të ulëta të Europës.

Ndërsa Serbia, me barrë të taksave të ngjashme me ne, është shteti që arrin të mbledhë të ardhura rekord në rajon, në nivelin e 41.8% të PBB-së të pritshme për 2019-n, sipas raportimeve zyrtare të Ministrisë së Financave Serbe në programin ekonomik të reformave 2018-2020. Mali i Zi pritet të mbledhë 40.1% të PBB-së në projektbuxhetin e vitit 2019. Maqedonia ka një rendiment fiskal prej 29% të PBB-së, që ka ardhur në rënie vitet e fundit, si rrjedhojë e taksës së sheshtë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...