Shqiptarët mbysin me heroinë italianët

Tuesday, 13 November 2018 12:00

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin për rritjen e vdekjeve nga mbidoza e heroinës.

Mediat e vendit fqinj bëjnë të ditur se çdo dy ditë regjistrohet një viktimë dhe nënvizojnë se grosistët kryesorë të drogës së rëndë janë grupe kriminale shqiptare, që furnizohen nga turqit.

Në Itali është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga mbidozat e heroinës, një trend i zhdukur që është rishfaqur në vitet e fundit e që nuk po kursen as jetët e adoleshentëve. 

 

Vitin e kaluar, në vendin fqinj u regjistruan 148 vdekje nga mbidoza, ndërsa që nga fillimi i 2018-s, të vdekurit llogariten 138. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një tendencë që ka ardhur në rritje në 3 vitet e fundit dhe që ka gjasa të rritet më tej. Sipas “Corriere della Sera”, aksi ballkanik luan një rol të rëndësishëm në trafikun e heroinës, që pas Afganistanit vijon me Turqinë. Duke cituar zyrtarë të lartë të karabinierëve, e përditshmja e vendit fqinj shkruan se grupet kriminale shqiptare luajnë një rol kyç në furnizimin e tregut italian me drogën fatale.

Sipas gazetës, grupet shqiptare u përfshinë në zinxhirin e logjistikës së trafikut në fillim të viteve ’90 dhe fusnin në Itali mall 50 për qind të pastër. “Në ditët e sotme, grosistët e heroinës janë kryesisht shqiptarë, që nuk shpërndajnë gramë, por shesin kile të tëra drogë”, citon gazeta e njohur burime pranë karabinierëve. 

Ndërsa në jug të “çizmes” kanë bërë aleancë me grupet kriminale të Kamorrës napoletane dhe mafian pulieze, në disa rajone të veriut kanë gjetur zona autonome dhe furnizojnë vazhdimisht tregjet, duke bashkëpunuar me grupe marokene për shpërndarjen. Në muajt e fundit, në lokalitetin Rogoredo, ku ndodhet një nga tregjet kryesore të heroinës në Itali, karabinierët e Milanos dhe Monzës shkatërruan dy kanale furnizimi që menaxhoheshin nga shtetas shqiptarë.

Ndërsa në shkurt të 2018-s, në Ravena, policia zbuloi një apartament të kthyer në laborator, ku disa shtetas shqiptarë po ndanin dhe paketonin 50 kg heroinë. Pra, vijonjë burimet e cituara nga “Corriere”, lëvizja e heroinës fillon me turqit dhe vazhdon me shqiptarët. Në çdo fraksion të udhëtimit, vlera e drogës rritet. 

Në kufirin mes Afganistanit dhe Iranit, një kile heroinë vlen 1.200 dollarë, në kufirin me Turqinë kostoja rritet në 11 mijë dollarë, në Turqi shkon në 12 mijë dhe deri në Itali çmimi shkon në 32 mijë. E hedhur në treg, vlera e heroinës trefishohet. “Me pak fjalë, elita e trafikantëve turq furnizon shqiptarët në rrugën ballkanike”, përfundon shkrimi i “Corriere della Sera”./abcnews.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...