Shqipëria, e treta për numrin e emigrantëve. Na e kalon vetëm Gaza dhe…

E mërkurë, 14 November 2018 08:17

Nga të gjitha vendet në tranzicion, Shqipëria renditet e treta për numrin më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë që jeton brenda vendit.

Kështu thotë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të Tranzicionit 2019.

Vendi ynë u rendit pas Gazës dhe Bosnjës, teksa BERZH përllogariti se 40 për qind e popullsisë që jeton ende brenda vendit me 2017 ka emigruar.

Normat e emigracionit në rajonet e BERZH kanë qenë vazhdimisht më të larta se mesatarja globale. Në vitin 2017, 9,7 për qind e të gjithë njerëzve që kanë lindur në rajonet e BERZH-it ose kanë mbajtur nënshtetësinë e një vendi në këto rajone kanë jetuar jashtë vendit të tyre të lindjes.

Synimet për të emigruar u rritën ndërmjet viteve 2010 dhe 2015. Në rajonet e BERZH, më shumë se 3 për qind e të anketuarve treguan se kishin qëllim për të migruar në vitin 2015, krahasuar me 1.8 për qind në vitin 2010.

Një trend i ngjashëm është vërejtur në vendet me nivele të krahasueshme të të ardhurave. Në terma absolutë, këto të dhëna sugjerojnë se rreth 20 milionë njerëz në rajonet e BERZH kanë emigruar jashtë vendit në 2015.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...