Siguria ushqimore, rregulla të reja për laboratorët

E mërkurë, 14 November 2018 08:46

Brenda pak kohësh Ministria e Bujqësisë ka ndryshuar sërish ligjin për sigurinë ushqimore. Ndryshimet fundit do të prekin laboratorët që certifikojnë analizat e ushqimeve të vendit ashtu edhe të importit.

Ministria e Bujqësisë duke prezantuar ndryshimet në ligj shpjegon se shembujt e viteve të fundit në Evropë si ajo e BSE (sëmundja e lopës së çmendur), gripi i shpendëve dhe dioksina, të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin e kanë treguar se zinxhiri i prodhimit ushqimor po bëhet gjithnjë e më kompleks.

Projektligji vendos kusht që laboratorët të akreditohen nga organi kombëtar i akreditimit. Nga ana tjetër Qendra Kombëtare e Rreferencës, ISUV, do të marrë edhe statusin e institucionit kërkimor shkencor.

Rregullorja Evropiane 882/2004/EC përcakton që qendra e referencës duhet të kryeje kërkime shkencore në fushën për të cilën ajo është referencë.

Nga ana tjetër, ISUV duhet të përgatitet për hyrjen në rrjetin evropian të laboratorëve të referencës me hapjen e negociatave me BE-në.

Ndryshime të rëndësishme do të bëhen dhe ngritjen dhe funksionimin e Bordit pranë Autoriteti Kombëtar të Ushqimit.

Sipas ministrisë së Bujqësisë, bordi i AKU-së, me përbërjen e dhënë në ligjin aktual, përbën një strukturë këshillimore inaktive. Projektligji ka përcaktuar një përbërje të re të Bordit me kompetenca të qarta për të ushtruar përgjegjësinë, për të siguruar qё AKU-ja kryen misionin dhe përmbush detyrat e ngarkuara nga ky ligj. Në këtë nen jashtë shtuar edhe detyrat dhe përgjegjësitë e bordit të AKU-së.

Qartësohen disa dispozita të paqarta në ligjin aktual, nisur edhe nga praktika e krijuar dhe problemet e dala gjatë zbatimit të tij dhe është përqendruar kryesisht në përmirësimin e dispozitave lidhur me procesin e “analizës së riskut” dhe ndarjen e kompetencave ndërmjet Ministrisë dhe AKU-së në lidhje me këtë proces.

Dispozitat lidhur me kontrollin zyrtar janë riformuluar dhe janë plotësuar me tre nene shtesë. Riformulimi sjell një përafrim më të mirë me acquis communautaire përsa i përket objektit të kontrollit, veprimtarive, teknikave dhe metodave të kontrollit. Riformulimet e neneve kanë synuar hedhjen e një hapi përpara në drejtim të legjislacionit evropian.

Më tej, janë riformuluar dhe grupuar në koherencë me njëra tjetrën dispozitat lidhur me instrumentet (masat) në dispozicion të AKU-së për sigurinë ushqimore. Këto masa janë gjithashtu riformuluar në përqasje me ligjin e inspektimit dhe janë grupuar njëra pas tjetrës (në ligjin aktual ishin të shpërndara në krerë të ndryshëm dhe jo të plota) për të dhënë të plota hapat që duhen ndërmarrë gjatë marrjes së masave të kontrollit zyrtar.

 

Në kuadër të reformës së derregullimit projektligji ka parashikuar heqjen e licencës së prodhimit primar si dhe të hapësirave të lëvizshme dhe/ose të përkohshme. Rregullimet e bëra me anë të këtij projektligji synojnë të pasqyrojnë, si në lidhje e statusin ashtu edhe me funksionet e AKU-së, konsolidimin e saj si autoriteti inspektues më i lartë në fushën e sigurisë ushqimore si dhe të gjithë hapësirës së fushëveprimit të Ministrisë.

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 08:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...