Braktisja e shkollës/ 7 mijë fëmijë nuk frekuentojnë mësimet

E mërkurë, 14 November 2018 11:02

Rreth 7000 fëmijë në të gjithë vendin nuk shkojnë në shkollë, për arsye të ndryshme, ku më kryesorja është gjendja e vështirë ekonomike që i detyron ata të braktisin shkollën dhe të punojnë. Shifra u bë e ditur në Komisioni i Medias dhe Mjeteve për Informimin Publik, nga Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Arsimtarëve, Nevrus Kaptelli.

I ftuar për të diskutuar buxhetin e arsimit ishte edhe Kryetari i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë, z.Arjan Dyrmishi dhe Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Arsimtarëve.

Një nga probleme që referuan të dy krerët e sindikatave ishte braktisja e shkollës nga një pjesë e madhe e nxënësve kryesisht në zonat rurale si dhe mungesa e investimeve në këto shkolla. Sipas tyre, buxheti i ulët, mungesa e investimit publike në arsimin dhe shpenzimet e pamjaftueshme të qeverisë, për arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës, vijojnë ende të lënë pa arsimuar një pjesë jo të vogël të fëmijëve. “Nga statistikat që disponojmë, më të shumtët në numër rezultojnë fëmijët e komunitetit rone dhe egjiptianë”, u shpreh z.Kaptelli, shkruan gazeta Shekulli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...