×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ligji për automjetet e vjetra/ Tregtarët në protestë: Ngelin pa punë 5 mijë vetë

E mërkurë, 14 November 2018 15:56

Duke filluar nga 1 Janari asnjë mjet nën Euro 4 nuk do lejohet të importohet nga jashtë. Vendi ynë  ka flotën e makinave më të vjetra në Europë, shkaktarë për ndotjen e madhe në ajër. Por në Durrës, tregtarët e automjeteve të përdorura protestuan sot. Ata thonë se vendimi lë pa pune 5 mijë persona.

Tregtarët e makinave të përdorura në Durrës protestuan pas vendimit për mos lejimin e importit të automjeteve të prodhuara para 2008-ës.

Sipas tyre, ky vendim do të thotë mbyllje e bizneseve dhe se të paktën 5 mijë persona do të mbeten pa punë.

“Kemi dalë sot në protestë sepse është logjike. Nëse një punëtor krahu në Shqipëri e ka rrogën 200 mijë lekë-300 mijë lekë, si mund ta blejë ai një makinë të vitit 2009? Një makinë e 2009-ës më e keqja minimalisht është 5 mijë euro, plus doganën. Ne i marrim makinat nga Gjermania, Italia, Zvicra, nga gjithë shtetet e Europës. Kur nuk e kanë ata këtë ligj, pse duhet ta vëmë ne”,- shprehen pronarët e tyre.

Një tjetër vendim, i cili do të rëndojë mbi xhepat e pronarëve është edhe targimi i automjeteve ekzistuese deri në mars.

Vendimi për të moslejuar importimin e mjeteve nën euro 4 për mjetet e vjetra dhe nën euro 5 për të rejat, është një masë që shërben për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit është thënë ne relicionin e qeverisë.

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 16:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...