Skandali me gradat në polici, paditet Ardi Veliu

Hënë, 19 November 2018 16:43

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe zëvendësja e tij Aida Hajnaj janë paditur në prokurori në lidhje me testin e gradës Kryekomisar.

Pas disa ankesave të bërë në prokurori nga konkurrentët e gradave kryekomisar lidhur me parregullsinë të zhvilluar të hënën e 12 Nëntorit, organi i akuzës ka nisur verifikimet.
Gazetari i TCH, Eni Ferhati ka bërë publike listën e fituesve të oficerëve fitues të gradës Kryekomisar, ku nga 260 konkurrentë, vetëm 30 prej tyre kanë marrë më shumë se 70 pikë.

Por për mënyrën se si u shpallën në krye të kësaj liste, prokuroria e Tiranës kërkon shpjegime nga numri një i policisë Ardi Veliu, zëvendësja e tij, Aida Hajnaj si edhe nga kreu i akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, shkruan AbcNews.
Aplikantët që kanë bërë kallëzimin në prokurori, ata pretendojnë se rregullorja për gradën kryekomisar pak minuta para nisjes së konkursit ka ndryshuar formati i testit.

Ishin po aq, 100 pyetje, por vetëm 50 ishin me alternativa, ndërsa 50 të tjerat me shtjellim.

Më poshtë keni edhe 3 komisionet e ngritura për të vlerësuar kandidatët.

Modifikuar më Hënë, 19 November 2018 16:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...