Bien depozitat në banka – Euro dominon me 54% të totalit

Premte, 30 November 2018 15:02

Depozitat e shqiptarëve në banka janë pakësuar gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i depozitave bankare ra me rreth 2 miliardë lekë. Sistemi bankar shqiptar zotëron aktualisht depozita në vlerën e 983 miliardë lekëve ose rreth 7.9 miliardë euro. Pas rritjes sezonale të muajve të verës, tetori i ktheu depozitat drejt tendencës stanjative të viteve të fundit. Me bazë vjetore, kredia është në rënie me 1.2%. në një masë të caktuar, rënia e depozitave ka ardhur nga zhvlerësimi i euros dhe efekti statistikor nga kursi i këmbimit me lekun.

Depozitat në valutë dhe sidomos në euro vazhdojnë të dominojnë në kursimet e shqiptarëve. Statistikat tregojnë se ato përbëjnë 54% të totalit dhe nuk po bien, pavarësisht masave të deeuroizimit dhe pavarësisht zhvlerësimit të euros në kursin e këmbimit valutor me lekun. Kjo tregon se shqiptarët vazhdojnë të besojnë euron si monedhën për të ruajtur vlerën e kursimeve të tyre.

Veç faktorit psikologjik, euroizimi i theksuar i tregut shqiptar ka një ndikim të madh në këtë drejtim. Fakti që blerjet në vlerë të madhe, si për shembull pasuritë e paluajtshme apo automjetet kuotohen në euro, i shtyn shqiptarët që edhe kursimet t’i mbajnë në monedhën europiane.

Depozitat në lekë zënë 46% të totalit dhe vazhdojnë të bien. Për tetorin, ato u tkurrën me dy miliardë lekë, ndërsa kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, rënia ishte rreth 14 miliardë lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...