BERZH apel Shqipërisë – “Mos e mbivlerësoni fuqinë e ujit, fokusohuni drejt burimeve të tjera energjetike”

Tuesday, 04 December 2018 14:52

Në një dokument të fundit të publikuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku i bëhet apel vendeve të Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt energjisë së rinovueshme, theksi vihet veçanërisht te Shqipëria, si vendi më konservator në drejtim të ambientit. Vendi ynë është i vetmi ndër të 6-të që nuk ka asnjë central me qymyr, si dhe i vetmi ndër të 6-të ku nuk është duke u ndërtuar apo planifikuar për t`u ndërtuar një i tillë. Prodhimin e energjisë në vendin tonë nga një burim i vetëm, uji, që ndër të tjera është shumë pak i dëmshëm për natyrën, e ilustron më së miri edhe grafiku, me ngjyrën boje qielli. Por, varësia nga burimet hidrike vjen edhe me një kosto të lartë, siç është një tjetër varësi, ajo nga kushtet atmosferike.

Këtë gjë e vë në pah edhe dokumenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku thuhet se, Shqipëria është rasti tipik i kësaj varësie dhe se për ta shmangur këtë duhen kthyer sytë nga burimet alternative të rinovueshme, si era, dielli, etj. Shqipëria dhe rajoni nuk duhet ta mbivlerësojnë potencialin e energjisë hidrike, thuhet më tej. Pra, Shqipëria rezulton të jetë një vend korrekt me natyrën nga një anë, por e paaftë për të plotësuar nevojat e saj energjetike kur moti nuk është dashamirës, si rrjedhojë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...