Studentët e kanë kuptuar se kanceri që ka mbërthyer Shqipërinë i ka rrënjët e thella

E mërkurë, 12 December 2018 14:49

Nga Ilir Hysa

Studentët kanë kuptuar se ata/ato që i çojnë fëmijët e tyre për t’i edukuar jashtë shtetit nuk kanë as dëshirën dhe as kapacitetin të reformojnë arsimin shqiptar.

Studentët kuptojnë më në fund se as administrata e korruptuar shtetërore dhe as bizneset e oligarkëve të Tiranës nuk do të mund të jenë vende dinjitoze pune as sot dhe as nesër.

Studentët e kuptojnë tani se nuk bëhet fjalë për individë të korruptuar por për një sistem të ndërtuar për të qenë kancer në trupin e Shqipërisë. Ndaj zgjidhja do të kërkojë një punë kolosale të mendjeve më të ndritura dhe shërbestarëve më të devotshëm të Shqipërisë, të atyrë që e duan atë vend si atdhe.

Studentët kuptojnë se të pangopurit nuk njohin kufi. Pasi vodhën minierat, plazhet, tokat, pyjet, ndërtesat, zgjedhjet e gjithçka gjetën përpara, ata tani na thonë se gjoja problemi nuk janë ata por ne që nuk i kuptojmë dot.

Studentët kanë kuptuar se ne jemi popull me shumë fytyra. Ata e dinë tashmë se ata që shitën votën për një punë në administratë, për një leje ndërtimi, për një liçensë, etj. nuk erdhën nga hëna; ata janë të afërmit e tyre. Por fundja këta e patën nga e keqja, por si i bëhet atyre që ikën e i ngulën thikën pas shpine?!

Studentët kanë kuptuar se janë tradhëtuar jo vetëm nga farefisi e miqtë e tyre, të cilët për interesa të vogla kanë shitur interesin e përgjithshëm, por ata ndjehen të shitur edhe nga të afërm në diasporë, pikërisht ata që duhet t’i thonë jo të keqes dhe të ngjizin ndjenjën e lirisë në vendin e tyre. E kam fjalën për ata që shtrojnë dreka e darka për të babëziturit e Tiranës; e kam fjalën për ata që krekosen duke pozuar rrjeteve sociale me njerëzit “me peshë” që vijnë nga larg.

Studentët kanë kuptuar se zgjidhja nuk vjen me zgjedhje përfaqësish që blihen; ata kërkojnë të dëgjohen të gjithë, ashtu bashkë siç po protestojnë.

Studentët kuptojnë tashmë se zgjidhja nuk vjen duke i vënë fasho plagëve por duke kuruar kancerin që ka mbërthyer Shqipërinë. Fundja, ky është misioni i studentëve. Çdo gjë më pak do të ishte zhgënjim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...