“Dola me shpejtësi nga lokali kur…”/ Dëshmia e Fabiol Alushit për vrasjen në “Bllok”, pse u lirua nga qelia

Diel, 16 December 2018 16:20

Togat e zeza vendosën masën e sigurisë, “detyrim paraqitjeje” për Fabiol Alushin, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme që e implikojnë në përplasjen me armë. Ai doli dje përpara Gjykatës mëngjesin e djeshëm për rikonfirmimin e masës së sigurisë. Prokuroria kërkoi “Arrest me burg”, për Alushin, por gjyqtari Artan Gjermeni e rrëzoi këtë kërkesë duke vendosur për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të.

Pasi ai dha gjeneralitetet përpara togave të kryeqytetit, mohoi dhe akuzat ndaj tij. Ashtu siç deklaroi tri ditë më parë kur u arrestua, 42-vjeçari, nuk i ka pranuar akuzat ndaj tij. Ai ka shpjeguar se nuk ka pasur asnjëherë konflikt me Ervis Martinajn. Alushi ka pranuar që ka qenë në lokal kur ndodhi vrasja, por ka dalë me shpejtësi në momentin kur kanë filluar të shtënat.

42- vjeçari, njihet si mik me Ervin Matën dhe Mevjol Bilon, komandoja që dyshohet se qëlloi në drejtim të grupit të Martinajt. Mata e Bilo vazhdojnë të jenë ende në kërkim.

Gjykata përpara se Alushi të vetëdorëzohej kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Mbi të Prokuroria kishte ngritur akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, armëmbajtjes pa leje, vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Për këtë ngjarje më herët janë arrestuar dhe Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku dhe Redi Popesku, të cilët gjithashtu janë nxjerrë nga qelia, duke u lënë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Personi i fundit që është shpallur në kërkim si i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit është Eldi Dizdari. Ai dyshohet se ka qenë pikënisje e debatit me Ervin Matën, jashtë ambienteve të lokalit, më pas sherri verbal mes palëve degjeneroi në përdorimin e armëve. Ndërkohë, i vetmi që tashmë qëndron pas hekurave është Ervis Martinaj, mbi të cilin përveç ngjarjes së tetorit rëndojnë dhe 6 akuza të tjera që po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Referuar hetimeve të deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë edhe shkak prishjen e pazareve të drogës. Megjithatë vazhdon ende të jetë nën hetim. Përfshirja e Ervis Martinajt në ngjarjen e ndodhur në zonën e ishBllokut mbrëmjen e 4 tetorit, dyshohet se ka ndodhur pasi është telefonuar nga biznesmeni Eldi Dizdari.

Ervis Martinaj
Ervis Martinaj

Prokuroria dyshon se Martinaj ka qëlluar, u zhdukën dy pistoleta

Prokuroria dyshon se Martinaj ka qëlluar me armë në vendin ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagos Eljon Hato dhe vetë ai. Sipas Prokurorisë, nga vendngjarja janë zhdukur dy pistoleta, të cilat ende nuk janë përcaktuar se kush i ka përdorur, por përdorja e tyre në ngjarje është e konfirmuar nga gëzhojat e gjetura. Brenda lokalit janë gjetur 13 gëzhoja të qëlluara nga 3 armë të ndryshme, një prej të cilave, “Glock” me numër serie të fshirë që është gjetur në vendin e ngjarjes. Ndërsa 2 armët e tjera, me të cilat është qëlluar, nuk janë gjetur dhe dyshohet se janë zhdukur nga personat e përfshirë në konflikt. Gjithashtu, në dosje thuhet se Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri në vlera të konsiderueshme. Janë 12 kontrata noteriale që ndodhen në dosjen hetimore, përmes të cilave prokurorët mbështesin akuzën e tyre se Martinaj nuk ka pasur burime të ligjshme për këto transaksione. Prokurorët kanë hetuar edhe tri llogari bankare në tri banka të ndryshme, që përdoreshin nga Ervis Martinaj, nga ku në kohë të ndryshme rezultojnë lëvizje shumash monetare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...