Buxheti i Bashkisë Maliq nuk i jep asnjë përgjigjie halleve të qytetarëve

E Enjte, 27 December 2018 16:32

Nga Donald Kulla

Te nderuar banore te Bashkise Maliq!
Po ndaj me ju nje shqetesim themelor persa i perket bashkjeteses dhe kushteve ne te cilat ndodhet e tashmja dhe e ardhmja e bashkise Maliq.
Para disa ditesh eshte miratuar nga keshilli i bashkise Maliq Buxheti i vitit 2019 .
Me lejoni ta quaj buxheti i fushates elektorale 2019 dhe jo buxheti ne sherbim te banoreve dhe taksapaguesve te ndershem.
Eshte miratuar nje buxhet vetem me votat e mazhorances,por e keqja me e madhe ka te beje me ate cfare parashikon buxheti.
Rreth 40% te buxhetit shkon per paga,ose 280.000.000 leke,plus sigurimet shoqerore dhe shendetesore.
Po theksoj pjesen e pagave pasi pjesa me e madhe e taksave shkon per paga dhe jo per sherbime ndaj tatimpaguesve.As 20% e buxhetit nuk planifikohet per investime per vitin 2019,pasi nje pjese e buxhetit 2019 do te mbylle matrapazlleqet e invesitimeve 2018.
Gjate ketij mandati kane munguar investime ne infrastukture,arsim,shendetesi etj.Fermeret detyrohen te paguajne cdo detyrim duke mos perfituar asnje sherbim,vetem vuajtje pafund.
Dhe ne disa fshatra ku jane kryer investime rezultati eshte negativ.
Rreth 80 % te ambjenteve shkollore dhe shendetesore nuk kane pare asnje qindarke investim,me perjashtim te disa rasteve ku eshte investuar nga disa fondacione.Cdo vit mungesa e ngrohjes ne ambjente shkollore ,shendetesore etj ka qene e theksuar ndersa shpenzimet per zyrat luksoze te bashkise nuk mungojne.
Nje problem tjeter jetik ka te beje me rritjen e cmimit te ujit te pijshem i cili eshte dyfishuar dhe asnje investim per ujsellesa te rinj apo mirembajtje.
Gjate 4 viteve te bashkise se re numri i punonjesve ka shkuar rreth 570 nga 280 qe ishte ne 2015.
Me taksat e banoreve punesohen militante pafund te cilet nuk kane sjelle asnje sherbim me teper krahasuar me 3 vjet e gjysem perpara.
Me taksat e banoreve paguhen punonjes te cilet jo vetem qe nuk sherbejne,por jane njekohesisht dhe emigrante,te cilet perdoren politikisht vetem kohen e zgjedhjeve,dhe per kete organet kompetente duhet te veprojne.

Me taksat e banoreve punesohen pafund ku per cdo roje ka nje rojtar.

Me taksat e banoreve paguhen punonjes te cilet abuzojne duke manipuluar te verteten dhe shmangin ligjin duke zgjatur listen e ndihmes ekonomike pafundesisht.Shpallen fitues te ndihmes ekonomime familje emigrantesh dhe familjare te punonjesve te bashkise,apo dhe militante te PS me vila 2-3 kateshe.Kjo totalisht ne kundershtim me te gjitha te drejtat ligjore.

Nje problem tjeter ka te beje me demshperblimin e punonjesve te cilet u larguan me te padrejte nga puna ne vitin 2015,te cilet edhe pse kane fituar ne te gjitha shkallet gjygjesore nuk po marrin demshperblimin e merituar.Por kryetari i bashkise me metoda "matematikore"ju ofron vende pune qe vetem Zoti e di se ku do ti punesoje dhe me pas duke i rikthyer ne pune keta persona te humbasin te drejten e demshperblimit.

Keto jane disa nga te vertetat e hidhura te bashkise Maliq te cilat na varferojne cdo dite e me shume.
Per kete arsye duhet te bashkohemi dhe ti japim pergjigjen e merituar sundimtareve dhe pashallareve qe mendojne vetem per veten e tyre .

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 17:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...