"Fëmijët nuk kanë bukë të hanë, ti tallesh"/ Qytetarët masakrojnë Edi Ramën

Premte, 04 Janar 2019 17:03

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale, një video me pamje nga Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë, i cili u çel në dhjetor të vitit të kaluar ku ndodhen të ekspozuara 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili.

Në një pjesë të fotografive janë bashkangjitur dhe thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për figurën e fotografit korçar, ekspozitë me elemente nga jeta e tij apo e kohës kur ai jetoi.
Sipas kreut të qeverisë pas përfundimit të punës së rikonstruksionit ky është muzeu i pestë i ri i çelur në 5 vitet e fundit.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë, muzeu i pestë i ri i çelur në 5 vitet e fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në kritika të forta ndaj kreut të qeverisë.

“Amon mos harro te rinkostrutosh edhe Shpin e Bardh ne Surrel,se 4 milion euro sjan shum futi dhe 6ce ti bosh 10….vazhdon talljen me shqiptaret edhe ne 2019”-shkruan një qytetar.

Më tej një tjetër shkruan se fëmijët nuk kanë bukë të ushqehen, ndërsa kryeministri merret me piktura.

“Ore Gjytrym Shiko dhe Publiko familjet qe skane buke te Ushqehen Shiko njerzit Shqiptare qe ndihmojne Fukarenjt me Ushqime Shtepije etj… leri budalliqet se si plas njeriut per Muze piktura etj… o Gjysh Kiço ate bej ti se kesaj Rradhe harroje Mandatin e Kariges se FRONTIT”-shkruan qytetari.

Gjithashtu një tjetër shkruan “Pershendetje zoti Kryeminister. Kjo qe po ju shkruaj nuk ka lidhje me postimin tuaj por me kazinot te cilat jane hapur edhe sot ne Lezhe biles edhe para policise se shtetit.”.

Po ashtu një qytetar shkruan “ U bere bajat o usta Murat. Nderro disk e shif realitetin po lini museumet se as qent nuk hyjn aty mrena per ti vizituar.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...