Punësim sezonal për studentët shqiptarë në Gjermani në 2019, Ambasada: Ja ku të aplikoni!

Diel, 13 Janar 2019 14:11

Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar një njoftim me interes për studentët shqiptarë, për punësim sezonal në Gjermani për vitin 2019. Në një mesazh në Fb, ambasada gjermane shkruan: “Punësimi sezonal për studentët shqiptarë në Gjermani për vitin 2019! Këtu gjeni 4 hapat që u nevoiten studentëve shqiptarë për të aplikuar për punësim sezonal. Afati i fundit është 31 janari 2019.

4 hapa për studentët që dëshirojnë të aplikojnë për punësim sezonal në Gjermani:

1) #LEXO me vëmendje fletën e informacionit
https://drive.google.com/open…

2) #SHKARKO dhe #PLOTËSO elektronikisht formularin e aplikimit dhe vërtetimin nga Universiteti/Shkolla Profesionale
https://drive.google.com/open…
https://drive.google.com/open…

3) #FOTOKOPJO pasaportën dhe lejen e drejtimit, nëse zotëroni këtë të fundit

4) #DORËZO dokumentat origjinale pranë DIMAK Albania deri më 31.01.2019 ora 16:00

Për më shumë informacione, ambasada sugjeron që studentët t’i drejtohen: DIMAK Albania. Dimak është Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë

DIMAK është një prej komponentëve të Programit Global “Migracion për Zhvillim” (PME), i cili financohet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) në disa vende të përzgjedhura partnere. PME është një program i Qendrës për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM), një bashkëpunim ndërmjet Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Qendrën për Ndërmjetësimin me Jashtë dhe atë Profesional (ZAV), një organ i Agjencisë Federale të Punësimit (BA).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...