Qyteti italian nxjerr në shitje shtëpi për vetëm 1 euro – Si mund ta bëni tuajën

Premte, 18 Janar 2019 19:43

Nëse jeni duke kërkuar një vend me diell edhe gjatë dimrit, Sambuca mund të jetë një zgjidhje e përkryer. Sipas CNN, tashmë mund të blini një shtëpi në ishullin e Siçilisë për vetëm 1 euro, pra më pak se kostoja e një ekspresi. Sambuca ka vendosur dhjetëra banesa në shitje me këtë çmim krejtësisht të papërfillshëm.

Kjo nismë synon të ‘ringjallë’ komunitetin, si shumë vende të tjera rurale në Itali, të cilat vuajnë nga shpopullimi vitet e fundit për shkak të lëvizjes së njerëzve drejt qyteteve më të mëdha.

Nuk është hera e parë që një qytet italian bën të tilla oferta joshëse për të huajt, por zyrtarët vendas thonë se ndryshimi qëndron në faktin se Sambuca po heq burokracitë pasi çdo i interesuar mund ta bëjë blerjen e shtëpisë menjëherë. Por, si funksionon kjo skemë?

Së pari duhet që pronarët e rinj duhet të rinovojnë banesat e vjetra prej 40-150 metër katro brenda tre viteve, me një kosto duke filluar nga 15 mijë euro. Ata gjithashtu duhet të derdhin një depozitë prej 5 mijë euro e cila do t’u kthehet sërish mbrapsht sapo të mbarojë restaurimi i shtëpisë.

Nënkryetari i Sambuca, njëkohësisht edhe këshilltari turistik i vendit thotë se blerësit nuk do të zhgënjehen. Sipas tij, me zvogëlimin e popullsisë qyteti ka nevojë për të huajt për të parandaluar shpopullimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...