E murosën për së gjalli në vilën italiane, rrëfimi i kushëririt të shqiptarit është rrëqethës

Premte, 25 Janar 2019 11:31

Pas zbulimit të vdekjes tronditëse të emigrantit shqiptar në Itali, të afërm të Astrit Lamajt tregojnë se vlonjati kishte humbur kontaktet me familjen prej 5 vitesh.

Skeleti i 48-vjeçarit u gjet i murosur në një vilë në Milano të Italisë, ndërsa në fillim të vitit 2013 ai ishte deklaruar i zhdukur nga Xhenoa, ku edhe jetonte. Lamaj ishte banor i fshatit Tre Vllazër, në Novoselë

I larguar rreh 6 vite më parë për një jetë më të mirë në Itali, ai humbi kontaktet me familjen. Askush nuk dinte asgjë rreth fatit të 48-vjeçarit deri në momentin e ekspertizës së Mjekësisë Ligjore në Itali, që përcaktoi se skeleti i përkiste pikërisht emigrantit shqiptar. Ngjarja ka tronditur të gjithë fshatin Tre Vllazër, që ndodhet jo më larg se 20 km nga qyteti i Vlorës.

 

Nelo Meminaj, një nga të afërmit e 48-vjeçarit, shprehet se askush nuk e mendonte se fati i Astrit Lamajt do të ishte i tillë, duke treguar qartë tronditjen. Ai tregon se Astriti ishte një djalë i qetë dhe askush nuk e besonte se do të përfundonte në mënyrë kaq tragjike jeta e tij. Pas identifikimit, tashmë pritet që të kryhen procedurat përkatëse për kthimin e trupit të 48-vjeçarit pranë familjarëve.

Kur është larguar Astrit Lamaj nga Shqipëria dhe fshati?

Rreth 6 vite më parë është larguar për çështje ekonomie në Itali. Më ka marrë mua 250 mijë lekë dhe tha se Shqipëria nuk bëhet dhe iku në emigrim.

Kur i ka humbur kontaktet me të afërmit dhe familjen e tij?

Rreth një vit pasi është larguar nga fshati, humbi çdo lloj kontakti me familjen. Ndërsa tani, prej pesë vitesh familja e kërkonte, por askush nuk mendonte në një fund të tillë tragjik të tij. Astriti ishte djalë i mrekullueshëm.

Si e morët vesh lajmin?

Nga mediat italiane dhe gjithçka konfirmon se është ai. Askush këtu në fshat nuk e beson diçka të tillë. Unë e kam edhe si nip, se kështu i thërrisja dhe ishte djalë i mrekullueshëm. Jemi të tronditur nga kjo gjendje.

Si e priti lajmin familja e tij?

Ka hapur dyert e mortit. Priten vizitat atje dhe është familje e mrekullueshme. Trupi nuk dihet se kur vjen sepse do bëhen ato ekspertizat, ato gjërat. Ne jemi totalisht të shqetësuar për këtë fakt. Kjo është tragjedia e katërt që ka prekur këtë familje. Që nga i ati që i ra infarkt, i vëllai u përmbys me zetor dhe ndërroi jetë kur ishte vetëm 18 vjeç dhe e motra u përfshi në një aksident te mbikalimi i Panajasë, ku mbeti e vdekur. Kjo është tragjedia tjetër që prek këtë familje.

Si u gjet trupi?

Trupi i Astrit Lamajt u gjet i murosur në një vilë luksoze në Milano, më 15 janar. Sipas ekspertizës, bëhet fjalë për skeletin e Astrit Lamajt, i datëlindjes 1971. Shqiptari rezultonte i zhdukur e pa gjurmë 5 vite më parë në Xhenoa. Zbulimi erdhi pas konstatimit të skeletit në një vilë të shekullit të 18-të në Milano, ndërsa po kryhej restaurimi i saj. Pas ekzaminimeve të Mjekësisë Ligjore, rezultoi se bëhej fjalë për Astrit Lamajn, i denoncuar i zhdukur në janar 2013. Policia italiane thotë se shqiptari rezulton si person me precedentë penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes, por hetuesit thonë se ajo ka qenë e dhunshme. Gjithashtu, po hetohet edhe shkaku që çoi në vrasjen e emigrantit shqiptar dhe gjetjen e autorëve./Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...