Maqedoni: akuza ndaj tre ish Ministrave të Bujqësisë

Premte, 01 February 2019 16:59

Policia maqedonase ka ndaluar të premten tre ish-Ministra dhe një ish-Zëvendës ministër të Bujqësisë dhe ata janë dërguar menjëherë në gjykatë, nën akuzat për shpërdorim të detyrës. Njëri nga ta, Lupço Dimovski është aktualisht deputet në parlament dhe po ashtu i amnistuar në lidhje me ngjarjet e dhunshme të prillit të 2017-s në parlament.

Të akuzuarit e tjerë janë ish-Ministri Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov dhe ish-zv.Ministri Kristijan Delev. Tre të parët ishin, apo vazhdojnë të jenë përfaqësues të Partisë Socialiste, aktualisht në opozitë, ndërsa Z. Delev është kuadër i VMRO-DPMNE-së.

Vepra e tyre penale ka të bëjë me shpërdorimin e ndihmave bujqësore dhe dhënien me qira të tokave bujqësore në pronë të shtetit gjatë periudhës prej vitit 2009, deri më 2016.

Ministri i Rendit i Maqedonisë Oliver Spasovski, u tha mjeteve të informimit se dëmi që kishin shkaktuar të akuzuarit arrinte një vlerë prej 1,4 milionë eurosh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...