Humanizimi i mjekes Blerta Hamolli dhe e veçanta e specializimit si e vetmja pas ‘90

Hënë, 04 February 2019 15:44

Jo domosdoshmërisht të mbarosh arsimin e lartë në degën të cilën je, përfundon njeriu i zoti në jetë dhe në profesionin që ke zgjedhur të studiosh. Zanatin, duhet ta duash, ta zotërosh, ta ushtrosh me përgjegjshmëri maksimale aq më tepër kjo të lipset të jesh kur ke mbaruar mjekësi, pasi ke të bësh me jetën e njerëzve.  Humanizmi, pa harruar profesionalizimin është kriteri bazë i ushtrimit të profesionit për një mjek, ndaj dhe kur ky kriter është i shkrirë tek një student/e që kërkon të vesh bluzën e bardhë garancia për të të shërbyer edhe më mirë është e sigurt.

Shembujt pozitiv në fushën e mjekësisë sa i përket stafit, janë tregues jashtëzakonisht të mirë për brezat që në këtë vend filizat e rinjë mjekë por lindin, e rriten bashkë me moshën edhe me profesionalizimin. Kjo është më e rëndësishme ku studentët që po përfundojnë studimet e duan shumë profesionin e tyre, janë të dashuruar me të. Rasti konkret është për Blerta Hamollin, një mjeke specializante që në fund të këtij muaji diplomohet për ortopedi.
E natyrshëm lind pyetja: A do të mbahet në punë?. Ky vend ka nevojë për Blertën, një njeriu të mrekullueshëm, një vajzë që shumë mirë di të krijojë marrëdhënie me pacientin për ti shërbyer atij dhe këtë e ka shfaqur dhe gjatë specializimit në Spitalin Ushtarak.
Është investuar për mjekësi, kuptohet që do shumë mund e djersë, por dhe jo vetëm, kërkon dhe shpenzime duke qenë studente nga rrethet. Blerta, vajza nga Elbasani, ka punuar fortë, e ka ndjekur pasionin për profesionin në çdo moment, duke e ditur që të bëhesh mjeke e mirë të duhet jo vetëm studiosh shumë, por dhe ta ushtrosh në praktikë siç po bën aktualisht si mjeke specializante pranë Spitalit Ushtarak në Tiranë.  Në fund të muajit përfundon specializimin në Universitetin e Mjekësisë, dega Ortopedi- Traumatologji, me shpresën ky spital do të ketë nevojë për të dhe do ta mbajë, aq më tepër duke qenë e vetmja femër e diplomuar në këtë degë pas vitit 1990, dhe siç thonë burime nga spitali e treta në historinë e Universitetit të Mjekësisë.  Ky vend ka nevojë për mjekë, ata që vet i nxjerrim të shkëlqyer nga bankat e shkollës (duhet t’i mbajmë), sepse rinia shqiptare shkollohet e më pas detyrohet të braktisë Shqipërinë për mungesë të vendeve të punës. Shpresoj dhe uroj që ky të mos jetë rasti për Blertën, uroj që autoritetet për shumë e shumë arsye, ta mbajnë mjeken specializante në punë që të mos ik nga profesioni që dashuron dhe po ushtron!. Ta mbajnë aty dhe për faktin se ka zgjedhur ortopedinë, ta mbajnë dhe për humanizimin që po shfaq çdo ditë në kontakt me pacientët, ta mbajnë këtë vajzë mjeke simpatike për të thyer dhe ambientin e burrave në Spitalin Ushtarak. Ne nuk vendosim, ne vetëm apelojmë që kjo të ndodh, aq më tepër kur Blerta Hamolli plotëson çdo kriter!. Urimet më të mira dhe shembuj të tillë suksesi duhen promovuar sa më shumë, me shpresën që ky vend di dhe do ti mbajë talentet e veta aq më tepër kur ata performojnë shkëlqyer si Blerta.  Janë qytetarët të cilët në kontakt me mjeken specializante kanë ndeshur tek ajo dashurinë maksimale për të iu gjendur atyre pranë, por dhe ndihmës profesionale. Është Rudina Kela, e cila në statusin e saj Fb, vlerëson maksimalisht Blerta Hamollin të cilën dhe e njihte që fëmijë por që rastësisht e kishte ndeshur në ambientet e spitalit të traumës. “Mjekja heroine ishte ish-komshija ime. Vajzë punëtorësh, që jeton me qira, por që arriti të bëhej mjeke. E përqafova dhe i putha duart. Je heroinë Blerta! Heroinë e re në moshë” -shkruan Rudina Kela në FB.

Modifikuar më Hënë, 04 February 2019 15:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...