Këtij i thonë Burrrrë! Sapo emërohet, merr bashkëjetuesen shefe të procedurave

E Enjte, 07 February 2019 10:21

Në adresë të Ish-kryeministri, Sali Berisha ka mbërritur një denoncim lidhur me lidhjet nepotike në administratën shtetërore.

Në një postim të bërë publik në faqen e tij në facebook ai thotë se djali i një ish-deputeti të majtë  të Elbasanit, sapo u emërua drejtor ka marrë si shefe të procedurave, gruan me të cilën bashkëjeton.

Berisha ironizon më tej duke thënë se: “Këtij i thonë Burrrrë! Sapo emerohet merr bashkjetuesen shefe te procedurave”.

Ja postimi i plotë: 

 

Ketij i thone Burrrrë! Sapo emërohet merr bashkjetuesen shefe të procedurave.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb

Përshëndetje Doktor.

Në shtypshkronjen e Letrave me Vlerë sha , institucion i cili është në varësinë e Ministrisë së Financave, së fundmi është emëruar një administrator ri z. Besmir Hysa, i cili rezulton të jetë djali i një ish deputeti të Elbasanit z. Ndriçim Hysa. Ky i fundit menjëherë me tu bërë drejtor, ka filluar me presione të vazhdueshme ndaj punonjësve të shoqërisë duke i kërcënuar me vendin e tij të punës.

Gjithashtu disa ditë më vonë ka sjell në punë një punonjëse të re si shefe procedure, bashkëjetuesen (të fejuaren e tij zj Elisa Shima), rekrutim i cili bie ndesh me çdo ligj apo akt nënligjor. Haptazi jemi përpara fenomenit “Nepotizëm” , ku Kryeministri jonë në fuqi e trumbeton me të madhe këtë fenomen , por rendomtë po ndodh edhe këtu para syve tanë.

Në shtypshkronjë ka punonjës qe kanë me 25 vite punë dhe ndihen të presionuar dhe të cënuar psikologjikisht . Gjithashtu ka punësuar miqtë e tij dhe në të tjera pozicione i ka emeruar dhe në të tjerë zyra i gjen, duke berë që punonjësit e vjetër të ndjejnë rrezik për punën e tyre . Me shqetësuese është fakti që e ka kthyer si pronën e babës se tij dhe dëshiron të bejë diktat. 

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...