Berat, 61-vjeçarja vdes nga kafshimi i qenëve

E Enjte, 07 February 2019 20:53

Kafshimi i qenëve mësohet se i ka marrë jetën një gruaje pasditen e sotme në një fshat të rrethit të Beratit, ndërkohë që dyshimet e para flasin për një emoragji të theksuar dhe disa dëmtime të marra në kokë në kohën që ka rënë përtokë.

Selime Braushi, banore e fshatit Dyshnik, mësohet se humbi jetën pasditen e sotme në Spitalin e Beratit, ndërkohë që ishte paraqitur me disa plagë në trup dhe në kokë, të cilave nuk i ka mbijetuar.

Burime të këtij spitali bëjnë me dije se gruaja është paraqitur, rreth orës 14:30 të pasdites së sotme, me disa kafshime të thella në gjymtyrët e poshtëm dhe disa dëmtime të mara në kokë, dhe menjëherë është dërguar në Repartin e Kirurgjisë për tju ofruar trajtimi mjeksor.

Por, dhe pse ka marrë ndihmën e parë shëndetsore gruaja ka ndëruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuar në trup. Mjekët konfirmuan vdekjen e 64 vjeçares, ndërkohë që do të jetë autopsia mjekoligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Gruaja mësohet se ndodhej në pronën e saj duke punuar në kohën që është sulmuar nga disa qenë endacak. 61 vjeçarja, sipas deklarës që kanë dhënë të afërmit e saj në spital mësohet se ka qënë duke punuar tokat rreth pemëve të ullinjëve, në çastin që është sulmuar nga kafshët e braktisura, që e kanë kafshuar disa herë në trup. Më pas gruaja mësohet se ka rënë në tokë dhe sërisht është sulmuar nga qentë, gjë e cila i ka shkaktuar plagë të tjera, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.

Problematika e qenëve endacak është trajtuar disa herë në media, pasi jashtë çdo kontrolli, të paushqyer dhe pa kujdesje, ata bëhen të rrezikshëm, gjë e cila u vërtetua sot me vdekjen e gruas, banore të fsahtit vetëm pak kilometra larg qytetit të Beratit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...