Djali i pastrueses, heroi i vetem ne mes te nje bande bastardesh

Premte, 08 February 2019 10:04

Nga Denis Zavalani

Ne shkollen Rilindja ne Kavaje, nje vajze eshte filmuar duke kryer marredhenie me te dashurin e saj. Ky filmim eshte perdorur si mjet shantazhi per t'a detyruar qe te shkonte edhe me djem te tjere. 14 bastarde kane abuzuar per 3 muaj me rradhe me kete vajze te mitur. Mesuesja, psikologja, drejtoresha e shkolles dhe drejtoresha e Drejtorise Arsimore Kavaje moren njohuri per krimin dhe per 5 dite heshten turperisht duke u munduar qe te mbulonin skandalin qe e dinin se do iu hante koken.
Por mendimi im nuk shkon per ata bastarde qe e perdhunuan, shantazhuan dhe poshteruan kete krijese te mitur, nuk shkon as per ato buce qe drejtojne shkollen e qe u munduan te fshehin krimin, as per ato palo institucione qe duhet te parandalojne krimet e qe do te duhet te edukonin shoqerine e as per ata individe qe fajesojne familjen e vajzes apo ate vete duke i paragjykuar, e aq me pak per anal-istet e gazetarucet qe i rivrasin dhe i riperdhunojne cdo dite viktimat duke kuvenduar e kurveruar sipas mesazheve qe u vijne nga padronet e tyre ne celular.

Mendimi im shkon per DJALIN E PASTRUESES, qe sapo e mori vesh kete histori, e ndau me mamane e tij dhe ajo vuri ne funksionim te gjithe hallkat shteterore qe deri ne ate moment kishin mbetur te paditura. PASTRUESJA nuk eshte trajnuar per te manaxhuar situatat psikologjike, bullizmit apo te dhunes, sic duhet te jene trajnuar bucet qe drejtojne shkollen apo Drejtorine Arsimore. PASTRUESJA, perdori instiktin e saj te nenes dhe te qytetarise per te cmontuar te gjithe skemen e dhunes, ajo, e pervuajtura, e nenvleresuara, e pavleresuara, e "parendesishmja", ajo ngriti shtetin ne kembe dhe ia perplasi shoqerise ne fytyre pandjeshmerine dhe pafytyresine.

DJALI I PASTRUESES i rritur me halle e me mundime ishte ai qe shkeputi hallken e ketij zinxhiri kriminal. Heronjte jetojne cdo dite mes nesh, ata duhen vleresuar dhe nderuar. Ky eshte nje rast qe duhet te na beje te reflektojme dhe te ridimensionojme sistemin e vlerave qe shpesh deformohet nga studiot televizive dhe arroganca institucionale.

Bastardet e neveritshem te rritur ne nje qytet ku ish-kryetari i Bashkise ishte denuar per perdhunim ne grup kur ishte i mitur dhe me pas per trafikim prostitutash e droge. Paten nje model ku bastardi behet i nderuar nese mbeshtetet nga Rilindja dhe imituan hapat e tij drejt karrieres kriminale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...