Studentët e Juridikut kërkesë me 6 pika dekanit/ Ja kur lirojmë mjediset e fakultetit

Saturday, 09 February 2019 20:16

Studentët e drejtësisë që prej disa javësh po protestojnë, madje duke u ngujuar në mjediset e këtij Fakulteti, i janë drejtuar me një shkresë me 6 kërkesa dekanit, Artan Hoxha, duke i lënë afat deri më 12 shkurt 2019.

Sipas dokumentit, studentët e ngujuar shprehen se plotësimi i kërkesave do të bëjë të mundur lirimin e ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë.

Kërkesë drejtuar dekanit Z.Artan Hoxha

Ne studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojmë:

1- Shtyrje të sezonit akademik në përputhje me orët e humbura.

2- Zëvendësimin e të gjitha orëve mësimore të humbura për shkak të protestës studentore .

3- Shtyrje e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave studentore dhe për përgjysmimin e tarifave sipas VKM-ve .

4- Mospenalizimin e studentëve protestues (me mungesa, etj)

5-Të adresoni në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr 80/ 2015.

6- Ofrimin e praktikave për studentët e Fakultetit të Drejtësisë(në gjykata, burgje, parlament, etj) si dhe organizimin e gjyqeve simuluese brenda fakultetit mes studentëve.

Afati për kthimin e përgjigjjes: 12/02/2019

Mënyra e kthimit të përgjigjjes: Me shkresë zyrtare.

Sqarim: Plotësimi i kërkesave sjell lirimin e ambjenteve të Fakultetit të Drejtësisë.

Studentët e FDUT .

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...