Zonja Spiropali po policin e Koplikut do ta intervistosh?

Hënë, 11 February 2019 19:11

Nga Elton Laska


Ngacmimi i 15 vjeçares nga Gruemira nga një prej drejtuesve të policisë së zonës sot do duhej të shkundte kupolën e Policisë së Shtetit.

Kjo ngjarje merr përmasa më të rënda kur familjes së vajzës i është mohuar mbështetja nga organet e rendit, me arsyetimin se “të gjithë drejtuesit e Policisë Shkodër janë nga Malësia e Madhe”.

Ardi Veliu sot do duhej të kishte shkarkuar urgjentisht drejtorin e Policisë Shkodër, Vehbi Bushati dhe të gjithë punonjësit që do duhej të administronin dëshminë e familjes së 15 vjeçares.

Berhan Bajrakurti ishte larguar nga radhët e policisë në vitin 2009, por pjesëmarrja në zgjedhje si komisioner i PS-së e kishte rikthyer në 2013 këtë maniak seksual në radhët e Policisë së Shtetit.

Ky njeri njollos uniformën fisnik të Policisë së Shtetit por ai nuk është fajtori i vetëm, pasi fajtorë të kësaj ngjarje të rëndë janë ata që morën përsipër rikthimin e tij në polici dhe mbrojtjen e tij, pavarsisht se ligji i dekriminalizimit e ndalonte ta ushtronte këtë detyrë.

Ai efektiv policie ruajtës i votës së Partisë Socialistë ka pasur mbrojtje nga politika, ndaj duhet hetuar veprimtaria e tij pasi edhe vajza të tjera të mitura mund të kenë qenë viktime e këtij maniaku.

Sandër Lleshaj sot do duhej të dilte publikisht të kërkonte falje, pasi është zotuar se, fytyrën e tij do ta shohim në fytyrën e çdo polici, e nëse kjo është fytyra e Lleshajt atëherë ai duhet të largohet urgjentisht.

Kjo qeveri që merr në mbrojtje maniakët e përdhunuesit më siguri edhe këtë herë do çojë Spiropalin për të marrë në intervistë efektivin e policisë pasi familja e 15 vjecares me siguri nuk do të bjerë viktimë e kësaj kafshe politike siç fatkeqësisht ra familja në Kavajë.

Populli i Malësisë së Madhe dhe Shkodrës ashtu si në Kosovë duhet të solidarizohet me vajzën dhe familjen e saj.
Policia e Shtetit ka nevoje për një reformim të thellë, ku duhet të evidentohet elementët e dyshimtë dhe nuk duhet vetëm të largohen nga radhët e forcave të rendit, por edhe duhet të arrestohen. Vettingu në polici nuk duhet të përdoret si një mjet për të punësuar militantët e partisë, pasi Policia e Shtetit nuk duhet të ketë ngjyrë, ajo duhet të imponojë respekt.

Kjo qeveri fatkeqësisht e vuri policinë në shërbim të bandave, fillimisht për të mbjellë kanabis, pastaj për ta transportuar.
Shumë ish drejtorë policie të kohës së Saimir Tahirit sot janë në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge.

Rikthimi në identitet i Policisë së Shtetit është një arsye më shumë se përse me 16 shkurt të gjithë duhet të jemi në shesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...