Vritet 45-vjeçari shqiptar në Selanik, dyshime mbi të birin

Diel, 17 February 2019 09:01

Krimi i egër në Selanik. Një 45 vjeçar shqiptar, u gjet i vdekur në një pellg gjaku pasditen e së shtunës në fshatin Agios Athanasios të Selanikut.
Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit. Fytyra e tij kishte plagë të shumta.

Kjo ishte arsyeja kryesore që i bëri autoritetet që në fillim të dyshonin se kishin të bënin me një vrasje.

Vendi i ngjarjes u bllokua nga forcat e policisë. Policia e Departamentit të Krimit të Jetës në Drejtorinë e Sigurisë së Selanikut ka mbledhur të dhëna që do të ndihmojnë në zbulimin e identitetit të sulmuesit të vrasjes.

Sipas informacionit ekskluziv të thestival.gr, dyshimet e para të policisë janë se vrasjen mund ta ketë kryer djali i viktimës. Një çast më vonë, pas zbulimit të trupit të 45-vjeçarit, oficerët e policisë shoqëruan të birin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Selanikut për ta marre në pyetje.

Në këtë rast dëshmitare është një grua e re shqiptare që pretendohet se ka parë atë që ndodhi pranë sheshit të lojërave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...