Vjen nga Londra për të protestuar në Tiranë, Kabashi rrëfen ç'hoqi në spital e ç'i punoi Policia

E mërkurë, 20 February 2019 16:26

Halil Kabashi, një emigrant shqiptar në Londër, është vënë në fokus të mediave këto ditë të fundit, jo vetëm për faktin se erdhi nga aq larg për të protestuar në Tiranë kundër keqqeverisjes, por për atë dhunë që ai pësoi nga Policia gjatë dhe pas protestës. Histori më vete përbën vajtja e tij në spital, kur doktori i kërkonte me çdo kusht një deklaratë, ndërkohë që e mbante "lidhur" me serum. 

Halil Kabashi u mbyt nga gazi lotsjellësi i Policisë në protestë, por më mbytëse qe gjithçka që pasoi mbi të dhe familjen e tij për shkakun e vetëm se protestoi si qytetar.

Në një lidhje direkte me gazetarin Alen Xhelili në Syri.net, Halil Kabashi rrëfeu gjithçka në detaje, duke nisur nga gjendja e tij shëndetësore 4 ditë pas protestës:

“Falë Zotit jam një çikë më mirë. Marr disa mjekime, përveç atyre atje në Tiranë. Jam pak më mirë, më ka ardhur një çikë zëri, por gjatë dy-tre ditëve të fundit, nga dita kur isha në protestë dhe deri dje pasdite, ka qënë shumë e dobët gjendja ime shëndetësore.

Unë jetoj në Mbretërinë e Madhe prej 20 vitesh. Vendosa të vij të protestoj sepse çdo emigrant që e ndien veten shqiptar, kur sheh disa gjëra që nuk shkojnë dhe kur sheh që familjet e tyre po terrorizohen çdo ditë, kur kryeministri shqiptar, i shqiptarëve, për shqiptarët, fut dorën në xhepat e tyre. Personalisht nuk e pranoj dot dhe nuk jam dakord me ato që qeveria shqiptare deri më sot ka mundur të bëjë dhe  ishalla nuk do të shkojë gjatë, sepse një ditë do të na hajë të gjallë.

Ju i shkruat z. Berisha dhe unë do të doja të tregonit edhe më shumë se ç’i keni shkruar z.Berisha, që e publikoi mesazhin tuaj në Fb. Çfarë ndodhi ditën e protestës?

Kabashi: Si të gjithë shqiptarët në protestë, isha para Kryeministrisë kur policia me pafytyrësinë e saj vazhdoi duke e dëmtuar popullin e vet. Një në atë popull isha edhe unë. Donte të na helmonte me një gaz, që nuk e di, nuk jam shumë i informuar çfarë kategorie ishte ai gaz shumë i rëndë, por di duke parë në media, që ishte i njëjtë me atë të Bashar al Assad në Siri. Dhe, të ndodhë në 2020-ën në Shqipëri, ndaj popullit të vet, sepse po proteston për jetë më të mirë, për një shpresë më tutje të Partisë Demokratike, kjo është e palejueshme dhe e patolerueshme.

Një nga ata njerëz që patën pasoja nga gazi jam dhe unë.

Jam ndier shumë keq, kam shkuar në spital dhe derisa kam shkuar në spital nuk kam ditur asgjë ku jam dhe ku po shkoj. Kur kam arritur atje, kam dëgjuar që Policia nuk i linte infermierët dhe agjentët u thoshin infermierëve “largohuni se do të merremi ne me të, sa t’i marrim emër, mbiemër, kush është, ku jeton, ku banon, çfarë bën, çfarë s’bën.”

Ishte shumë kuptimplotë, i jam shumë mirënjohës atyre inferemiereve që punonin atje dhe jo vetëm me mua... Por doktori përgjegjës që ishte në grup atë ditë, tha se ti duhet të deklarosh që do të dalësh nga spitali.

I thashë “nëse unë jam në rregull të dal nga spitali, ju e dini,  unë s’e di, ju jeni doktori”.

“Jo, por po na detyrojnë që të dalësh nga spitali...”

Domethënë, gjithë problemi ishte që unë të dilja nga dyert e spitalit dhe të më vinin duart në hekura. Dhe..." na duhet një deklaratë e jotja që ti po e le spitalin vetë!”

Po si?! Si do ta le unë spitalin vetë kur ti je ai person që e di në jam i gatshëm apo jo për të dalë?! Ma ke bërë mjekimin e duhur që unë jam në rregull të dal apo të vazhdoj në spital?!”

Dhe burri i botës  – unë e di që ka pasur shumë presion dhe nuk e kontrollonte dot e nuk i vë shumë faj –  medoemos më kërkonte një letër, kur unë isha me serum dhe me ilaçe dhe dëshmitarë atje ishin tre policë të tjerë, dy në krahun e majtë , një në krahun e djathtë, që edhe ata ishin të dëmtuar si unë.

Jo, nuk e firmosa fare deklaratën.  

Kur e pashë që nuk kishte rrugë tjetër, se 'duhet  me dalë, s’duhet me dalë..." dhe e pashë që nuk kam shpresë atje për një mjekim të plotë, duhej të merrja masat e mia shëndetësore, i thashë "jo një, por 500 letra mund t’i firmos e dua të iki".  Por jo në atë kohë kur deshën ata. Ndiqni në vijim, me video, rrëfimin e plotë të Halil Kabashit./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...